Fëmijët duan paqë, jo terror

Në këtë kohë të pa kohë, kur pretendojmë ndryshime anë e mbanë botës, ndodhin gjëra që jo vetëm që janë të pakëndëshme, por edhe katrahura të pa shmangshme.
Në kohët e fundit po ndodhin ngjarje të rënda në luftërat siriane, ku keqtrajtohen e abuzohen dhe vriten në mënyrë më mizore fëmijët-qenia më e pastër e njerëzimit, ngjarje këto që prekin thuajse çdo individ, çdo popull anë e mbanë botës, veçanërisht shtresën më të ndishme të njerëzimit- fëmijët që janë lumturia jonë, e ardhmja jonë, dhe ardhmja e njerëzimit.
Po ç’faj kanë fëmijët vallë?!
Ngase këta fëmijë torturohen dita-ditës nga egërsirat e barbarizmit. Atyre ju mohohet çdo e drejtë, madje edhe e drejta për jetë. Presioni i vazhdueshëm mbi këta fëmijë do të ndikojë në formë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës së tyre, e këta fëmijë të cilët më vonë do të përballen me problem psikologjike për shkak të egësirave tiranise, pa fajin e tyre.
Këto ideologji teroriste dhe ekstremiste të grupeve të ndryshme, të përfaqësuara nga njerëz jonormal, të ashpër dhe agresiv të cilët shfaqin gjithë fuqinë si agresivitetin dhe vullgaritetin mbi shoqërinë e pafajshme e tmerrësisht edhe mbi fëmijët.
Dhe për pafatësinë tonë, këta persona gjenden kudo në botë, këto kategori individësh përditë e më shumë po e rrezikojnë jo vetëm paqën kudo në botë, por edhe qenien njerëzore në përgjithësi. Ky rrezik për abuzime i tejkalon përmasat e presioneve makabre ndaj fëmijëve të pafajshëm duke lënë pasoja të shumta e të pa riparueshme për shoqërinë njerëzore në përgjithësi e me pasoja patologjike edhe për fëmijët.
Fëmijët e abuzuar që mund të përballen me pasoja gjatë gjithë jetës, nga ato që kanë përjetuar do të ndihen të pa sigurtë gjithkund, do të kenë vështërsi në zhvillimin e tyre dhe do të kenë vlerësim të ulët për vetvetën.
Prej grupmoshave ajo e adoloshencës është më e rrezikuara në këto konflikte të dhunës dhe atyre u sjellë trauma të pashlyeshme të cilat do të jenë të përherëshme dhe do të lënë gjurmë në krijimin e personalitetit të tyre. Po ashtu tek ta do të krijojnë ankth’ depresion, humbje e besimit në vetvete dhe tek të tjerët.
Ky propabilitet ka përqindje të rritur dhe shton para nesh shumë pyetje për zgjidhje, por unë do të veçoja këtu njërën prej tyre: “Individi lind dhunues apo krijohet si i tillë?”
Prandaj unë gjykoj se duhet të apelojmë në emër të shoqërisë demokratike që liritë dhe të drejtat e fëmjëve të mos cenohen në asnjë mënyrë dhe fëmijët të mos abuzohen në asnjë vend, pavarësisht luftërave dhe shfrenimeve të pangopshme për teritore, pavarësisht dallimeve në sekte e ideologji.
Kështu fëmijët e pafajshëm të mos të jenë pre si dhe të tjerët të mos jenë përfitues në kurrizin e tyre.
Së fundi është detyrë e jona t’i ndihmojmë këta njerëz që së paku t’i ndjejnë më pak vuajtjet e tyre.

Feride Ahmeti autore


Loading...
loading...