Femrat çmenden për azilantin shqiptar të arratisur: “E strehojmë ne” (FOTO)

Një azilkërkues shqiptar i arratisur nga qendra e emigracionit Dungavel në Skoci, ka ngjallur reagim të madh në rrjetet sociale pasi fotografia e tij u bë publike. Policia skoceze deklaroi publikisht se shqiptari i arratisur nga qendra është Guxim Imeraj, 25 vjeç nga Tropoja, dhe publikoi edhe foton e tij duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që ta raportojnë nëse e shikojnë. Por, pasi fotografia e tij u përhap edhe në Facebook, disa femra komentuan duke dalë vullnetare për të strehuar të riun shqiptar.
“Nëse e shikon, mbaje dhe ai mund të vijë të qëndrojë me mua”, i shkruante një komentuese shoqes së saj. “Unë do ta strehoja për një natë”. “Eja tek ‘mami’ që të të ngroh”. Këto janë disa prej komenteve virtuale të femrave në Skoci, të cilat mesa duket pëlqejnë pamjen e jashtme të djaloshit shqiptar. Autoritetet e kanë përshkruar Guxim Imerajn si një person që nuk flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Në ndërkohë, policia është vënë në kërkim të një shqiptari, i cili u arratis nga një qendër emigrantësh në South Lanarkshire të Skocisë. Sipas asaj që shkruan BBC, oficerët e policisë thonë se shqiptari nuk e njeh mirë Anglishten dhe nuk ka familje në Mbretërinë e Bashkuar, megjithatë ai mund të ketë lidhje në zonën e Manchester.

Autoritetet kanë dhënë edhe përshkrimin e të riut shqiptar dhe i kanë bërë apel qytetarëve britanikë që t’i ndihmojnë për kapjen e tij. Një zëdhënës i policisë tha për BBC se 25-vjeçari nuk e njeh zonën dhe se policia skoceze dëshiron që të sigurohet se ai është shëndoshë e mirë. “Do të inkurajoja çdo qytetar që të kontaktojë menjëherë policinë nëse ka informacion për vendndodhjen e Guxim Imerio, apo kanë informacione që mund të ndihmojnë policinë për gjetjen e tij”.


Loading...
loading...