Festë e madhe sonte në Strugë dhe 15 qytete të Maqedonisë

Sot në 15 qytete të Maqedonisë do të ketë festë të madhe për shkak të marrjes së ftesës për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s.

Kështu ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, më 12 korrik, zyrtarisht ka marrë ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Zaev përpara gazetarëve tha se është ditë historike për Maqedoninë por edhe si ftesë që garanton të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.

Sipas Zaevit, Maqedonia me anëtarësimin në NATO bëhet më e sigurt dhe bashkë me NATO-n bëhet pjesë e mekanizmit ndërkombëtar për të luftuar kërcënimet globale siç janë terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

”Vendosëm që muzikën ta sjellim tek qytetarët dhe jo qytetarët ti dërgojmë me autobusë që të festojnë. Liri është dhe gjithsesi secili ka të drejtë të ketë qëndrimin e tij. Festa organizohet me vendim të Qeverisë, koncepti nënkupton decentralizim, muzikë kualitative dhe e llojllojshme në shumë qytete. Programi është i shkëlqyeshëm dhe kulturor, i gjithë programi është si dy shfaqje teatrale që shteti i financon. Shpenzimet janë nga shteti. Maqedonia është vend i lirë dhe secili qytetar vendos dhe do të vendos për qëndrimin personal. Opozita duhet ta mbështesë ardhmërinë e vendit”, ka thënë ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...