Festivali “Ardhmëria”- Deçan, sfidon kampanjat parazgjedhore në Kosovë !

Sabaudin Zhuta

Festivali “Ardhmëria”- Deçan, sfidon kampanjat parazgjedhore në Kosovë !StrugaLajmStrugaLajm

Vrapi për të rrëmbyer votat e zgjedhjeve Parlamentare, bëri që Kryetari i komunës të “harron” hapjen e festivalit mbarkombtar me një emër shum simbolik: “Ardhmëria” e ku buçet fuqishëm kënga Fëmijrore e ajo Rinore!
Në fakt, në sallën e kulturë së Deçanit më dt. 28.9.,19 ishte festë e madhe- aty ishin tubuar të gjithë deçanasit e rrethina duke lënë të zbrazta vendtubimet paraelektorale. Këte mbrëmje fitoi kënga e vlerat e artit muzikor. Aty u demostrua hareja e gëzimi mbarkombëtar, por edhe mesazhi i përcaktimit shpirtëror-të lodhur nga premtimet e matrapazëve politik të partive të shumta.
Risi e këtij jubilari të pestë ishte performimi live i artistëve fëmijë. Dy superstarët e këtij organizimi; Shkodran Tolaj e Besijana Mehmeti u ndan faqebardhë me të gjith ate mund të shkrirë. Tani ato i kanë gati yjet e këngës për të startuar edhe në festivalet tjera prestigjioze. Juria profesionale kishte vërtet një punë të vështirë për të përcaktuar më të mirët !
Sidoqoftë, fitohet përshtypja se kënga e arti muzikor; kësajhere sfidoi e triumfoi mbi politikën !StrugaLajm


Loading...
loading...