“Festivali Ynë”i mbështetur nga BE fillon nesër në Strugë!

Prej ditës së nesërme ( e Martë 25 Korrik), do të fillojë festivali i bashkësive me titull “Festivali Ynë”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Agjencioni për zhvillim lokal në Strugë dhe Organizata Qytetare “Keativ –Aktiv” nga Struga. Festivali është pjesë e projektit “ Dekada e përkatësisë – Festimi i diversiteteve”, qëllimi i së cilit është të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në komunë.
Hapja solemne e festivalit do të bëhet prej orës 11, në rrjedhën e lumit Drini i Zi, ndërsa fjalën hapëse do ta kenë, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni.
Festivali do të jetë i hapur deri më 27 Korrik dhe në të përfshihen aktivitete të ndryshme në lokalitete të ndryshme, të cilat mund ti shihni në fotografitë më poshtë.
Paraprakisht, prej orës 9:45, Ambasadori Zhbogar dhe Kryetari Zabzuni do të realizojnë takim në ambientet e Komunës së Strugës.

StrugaLajmStrugaLajm

.StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...