“Fshati shqiptar ku djemtë luten për nuse!”

Keni dëgjuar ndonjëherë për një fshat me emrin Bodini?

Është një fshat i largët në qytetin e Elbasanit, i cili ka humbur në kohë dhe duket sikur atje zhvillohet një botë krejtësisht tjetër.

Të gjithë e kanë braktisur, dhe atje kanë mbetur vetëm 15 shtëpi të rrënuara në majën e një kodre.

Bodini është një fshat i rrethuar me ullinj, drurë dhe frutorë të të gjitha llojeve.

Por ky fshat vuan mungesën e ujit.

Banorët i luten Zotit të bjerë shi, kurse djemtë luten për nuse.

Kanë mbetur gjithsej 20 djem, të cilët kanë harruar të flasin për gjithçka tjetër, përveç punëve në bujqësi.

Secili në mëngjes pyet shokun “Ke ndonjë haber për nuse”?! Përgjigja vjen mohuese.

Vetëm duke tundur kokën.

Kërkojnë nëpër rrjete sociale, por të gjithë mbeten të mashtruar.

Rëndom tregojnë ndonjë foto në celular për “nusen” virtuale.

Fshati është në kufi me Tiranën.

Nga aty, duket qartë Tirana natën.

Ndërsa Elbasani nuk duket pas maleve, që rrethojnë Bodinin.

Jo pak djem kanë hyrë kollovarë në Baldushk të Tiranës.

Ky fshat i begatë për nuse, është më afër tyre. Por dhe aty s’ka vend më për kollovarë.

Ndërsa Elbasani nuk para pranon dhëndurë të tillë.

Asnjë vajzë nuk pranon të martohet aty.

Jo se janë djem të këqij. Janë të pashëm dhe të gjatë.

Fshati s’ka ujë. Herë-herë nuk ka drita. Fshati nuk ka rrugë.

Për këto arsye dhe të tjera, vajzat nuk janë aq “budallaçka” të veshin vello në Bodin.

Po u ikën mosha djemve.

Disa prej tyre janë afër të dyzetave dhe jo pak prej tyre janë nisur me trasta në kurriz, rrugëve të Greqisë.

Nuk fitojnë aq para sa për të “blerë” një nuse.

S’u ka mbetur gjë tjetër, veçse të plaken beqarë.

Fshatin e tyre e ka harruar koha.