Filipçe: Maska mbrojtëse për një përdorim nuk duhet të përdoret më shumë

Është shumë e rëndësishme që pajisjet mbrojtëse personale të përdoren siç duhet për të parandaluar rrezik shtesë nga infeksioni. Maska mbrojtëse për një përdorim nuk duhet të përdoret shumë herë, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Fejsbuk.

Në rekomandimet për vendosjen e drejtë, mbajtjen dhe heqjen e maskës, të cilat ai i publikoi, thuhet se ajo duhet të rregullohet që të ngjitet në fytyrë, të mbulojë plotësisht gojën dhe hundën, nuk duhet të preket me duar të ndyra, dhe kur e nxjerrim nuk duhet të preket pjesa e përparme e saj, por duhet të bëhet me ndihmën e shiritave të pasme. Para se të vendosni dhe pas heqjes së maskës, duart duhet të lahen”, thekson ministri Filipçe në profilin e tij të Fejsbukut.

In : Aktuale

Loading...
loading...