Filipçe: Me sukses amortizohet goditja e koronavirusit, kemi rritje lineare

Në 24 orët e fundit në shtet janë bërë 496 testime të Kovid-19, prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë 48 persona apo gjithsej 711 persona. Janë bërë gjithsej  7.067 testime. Nga Klinika për Sëmundje Infektive pas dy testeve negative janë çregjistruar tre pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa megjithatë janë pranuar dy pacientë të rinj.

Këtë sot në konferencën e rregullt për shtyp e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ku informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar gjithsej 66 pacientë, prej të cilëve tetë janë në ventilim mekanik me formë të rëndë të sëmundjes.

“Në spitalin 8 Shtatori janë hospitalizuar 21 pacientë prej të cilëve gjashtë janë në makinë respiratore. Në spitalin në Manastir  janë katër të hospitalizuar të cilët janë në formë të lehtë të sëmundjes. Në spitalin në Shtip janë pranuar edhe katër pacientë apo gjithsej tetë dhe të gjithë kanë formë të lehtë të sëmundjes”, bëri të ditur Filipçe.

Në 24 orët e fundit me koronavirus janë regjistruar, në Shkup 11, Kumanovë 25, Shtip një, Prilep katër, Tetovë një, Strugë tre, Ohër një dhe në Gostivar dy raste.

Për pacientët e diagnostikuar në Kumanovë informoi se ata janë persona të cilët kanë qenë me rekomandim për vetizolim të cilët ndërkohë kanë zhvilluar simptome për shkak se kanë qenë në kontakt me pacientët e diagnostikuar më parë nga Kumanova.StrugaLajm

Ministri bëri të ditur se pacienti më i vogël – foshnja është në gjendje të qëndrueshme dhe ndodhet në Spitalin Infektiv.

Lidhur me të burgosurin e ndjerë pozitiv me Kovid-19 nga burgu në Shutkë, ministri tha intensivisht punohet  me njerëzit  e burgut, ndërsa janë bërë edhe kontrolle nga ekipet mjekësore të cilët vazhdojnë nesër dhe pasnesër dhe janë marrë numër i madh testesh gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, ndërsa do të analizohen të gjithë personat të cilët ndodhen atje përfshirë edhe personelin e burgut.Related PostsPri 10, 2020

“Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari një e punësuar e cila më shumë se një javë nuk ka  qenë në punë nga 2 prilli ka qenë në shtëpi për shkak të rotacionit të ekipeve në institucion. Shtatë kolegë të cilët kanë qenë në kontakt me të sëmurën janë në izolim në shtëpi. Në objektin e institucionit punohet në dezinfektim dhe pastrim të plotë”, theksoi Filipçe.StrugaLajm

Lidhur me reagimet në opinion në lidhje me testimin e liderëve të dy partive më të mëdha politike në shtet, ministri tha se ky nuk është prioritet politik por se mes tjerash është bërë edhe për mbrojtjen e shumë të tjerëve të cilët për ditë janë në kontakt me ta.

“Ata janë të eksponuar në opinion, kanë kontakte intensive me shumë njerëz, me përfaqësues të institucioneve me ministra në qeveri dhe dua qartë të them se këtu nuk bëhet fjalë për prioritet politik por për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve, veçanërisht në momente krize. Ata janë persona të cilët kanë kontakte me përfaqësues të mediave të cilët janë një ndër partnerët tanë më të mëdhenj dhe më serioz  në këtë betejë kundër koronavirusit dhe në këtë kuptim një ndër qëllimet ishte të mbrohen edhe përfaqësuesit e mediave dhe të punësuarit ku të dy liderët shpesh paraqiten, marrin pjesë në emisione dhe japin intervista”, sqaroi Filipçe.

Ministri në konferencën për shtyp përkujtoi se para nesh  është fundjava e cila do të jetë e mbyllur për lëvizje prej sot nga ora 16 e deri të hënën deri në orën pesë në të gjithë territorin e shtetit.

“Besoj se të gjithë qytetarët e kuptojnë nevojën për masa të këtilla dhe e di se është vështirë të qëndrohet në shtëpi në një kohe kaq të bukur, por pikërisht në këto kushte duhet të tregohet përgjegjësi maksimale dhe secili prej nesh të përmbahet ndaj asaj që është përcaktuar”, theksoi Filipçe.

Theksoi se kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë, nëse u përmbahemi masave. Potencoi se është shumë me rëndësi që ka rritje lineare të numrit të pacientëve, që do të thotë se me sukses po amortizohet goditja, në kuptim të numrit të pacientëve të cilët pranohen në klinika.

Ministri Filipçe informoi se nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë përgatitjet për ditën kur, siç tha, jetët tona gradualisht do t’i kthejmë në rrugë normale, kur do të vazhdojë procesi i punës në çdo kompani, restorante, objekte hotelerie, dyqane…

In : Aktuale

Loading...
loading...