FILLIMI I FUNDIT TË BDIsë-Zaim Istrefi

Zaim Istrefi
Pavarësisht faktit që Marrëveshja e Prespës nuk ka pas të bëjë me shqiptarët sepse objekti i vetëm i kësaj Marrëveshjeje ka qene vetëm kontesti greko-maqedonas, për cka botërisht u deklaruan Zoran Zaevi dhe vet Ali Ahmeti, në ndryshimet kushtetuese me iniciativën apo me pëlqimin e vet pushtetarëve shqiptarë me në krye BDI-istat “integrist”sic kanë qejf t a cilsojnë ata vetvehtën, pa pas kurfar nëvoje i futen edhe ndryshimet kushtetuese diskriminuese ndaj shqiptarëve duke i hjek ata si kategori kombetare shqiptare që ka egzistuar në preambulën e kushtetutës që ishte në fuqi dhe e futën vetëm si kategori shtetërore pra, shtetas maqedonas. Opinionit shqiptar sigurisht i kujtohet kur menjiherë pas këtij formulimi tragjik për shqiptarët, nxitoi për ne konferencë shtypi drejtori shoven hegjemon i Entit të Statistikës me njohtimin se e kishte përgadit tani edhe projekt ligjin që popullata të regjistrohet vetëm sipas gjuhës dhe fesë që e kanë në familje. Merre me mend cka do të ndodhte me popullatën shqiptare e cila ka disa fe dhe një përqindje e madhe e tyre nëpër qytete flasin edhe turqisht e një pjesë tjetë me në krye shqiptarët orthodoks flasin maqedonisht në familjet e tyre edhese familjarisht ndihen dhe janë shqiptarë dhe me këte rast sipas këtij projekt ligji do të zvoglohej dukshëm përqindja e shqiptarëve dhe do të rritej dukshëm ajo maqedonase dhe turke. Këmbëngulsia e opozitarëve shqiptarë me në krye Zijadin Selën dhe Bilal Kasamin, të dy të konfirmuar atdhetarë të devotshëm të kombit të tyre, përkundër informacioneve të gabuara të shpërndara në opinion se Bilal Kasami paska qenë “proturk”,fal tyre u hoqen amendamentet diskriminuese për shqiptarët dhe njëkohësisht në ndryshimet e reja u përfshin edhe avancime të tjera. Në të kundërtën, këta opozitarë nuk do t i votojshin amendamentët kushtetuese dhe për pasojë, nuk do të kishte vota të mjaftueshme për t u miratuar ndryshimet kushtetuese të Ali Ahmetit me të cilat shqiptarët viktimizoheshin sepse, kinse “ këte e kishin bërë për integrime euroatllantike se kjo kishte qenë ideali dhe ëndrra” e BDI-stave “integrist.”Bujar Osmani mbeti i mbështur për muri në pyetjen e gazetarëve që ia parashtruan: “pse nga kushtetuta e hoqet përkatësinë kombëtare të popullatës jo maqedone”. I nervozuar për tej mase, ja si u përgjegj “ Ëndrra e BDI-së ishte që Maqedonia të integrohet në NATO dhe BE”.Cfar përgjegjje e paparë antikombëtare e tij! Thuaj se euroatllantikët i kishin vu kusht Maqedonisë, që“Edhe shqiptarët të regjistruar si përkatësi kombëtare edhe euro- integrime, të dyja s ka!” Avokat Zaim IstrefiStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...