Filloi Muaji i shenjtë i Ramazanit

Sot është dita e parë e muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të mëshirës, të faljes, të bereqetit dhe të mirësisë. Ramazani është muaji në të cilin Allahu i Gjithëmëshirshëm e filloi zbritjen e Kuranit-udhëzuesit për mirëqenie të gjithëmbarshme njerëzore.

Besimtarët myslimanë në këto 30 ditë deri më 14 qershor do të ngrihen në syfyr.

Iftari i cili shënon përfundimin e agjërimit të ditës së parë të Ramazanit, fillon në orën 19:54 minuta.

Ky muaj i bekuar, karakterizohet mbi të gjitha me obligimin e besimtarëve për ta agjëruar- ibadet që është ndër shtyllat themelore të besimit islam. Agjërimi reflekton më së miri besimin, devotshmërinë dhe përkushtimin e besimtarit ndaj Krijuesit të Gjithmëshirshëm. Ngase agjërimi është adhurim që ka të bëjë me shpirtin, bindjen, dhe fisnikërimin e njeriut ku qëllimi parësor i agjërimit është ngritja shpirtërore e besimtarit.StrugaLajmStrugaLajm

Muaji i Ramazanit është rast ideal dhe për besimtarin që duke agjëruar ditët e këtij muaji dhe duke i kryer edhe ibadetet e tjera, të fitojë kënaqësinë e Allahut.

Në këtë muaj është edhe Nata e Madhe e Kadrit, vlera e së cilës është tepër e madhe, madje siç thotë Kurani, më e madhe se një mijë muaj të tjerë.StrugaLajm

Agjërimi është ngritje shpirtërore e besimtarit dhe arritja e një shkalle të dëshirueshme të devotshmërisë. Duke e kryer këtë ibadet, duhet pasur parasysh se dimensionet e tij janë shumë të gjëra në kuptimin se ai nuk e synon vetëm lënien e ngrënies dhe të pirjes, por, gjithsesi, edhe të gjitha atyre elementeve negative, të ndaluara nga Allahu e të dëmshme për individin dhe shoqërinë.

Veçori tjetër e agjërimit, është edhe vetë natyra që ofron agjërimi i Ramazanit, sepse ai reflekton butësi shpirtërore, respekt, mëshirë dhe bamirësi.

Ramazani vjen çdo vit dhjetë ditë më herët dhe zgjat 30 ditë. Pas përfundimit të tij është Festa e Bajramit të Madh i cili këtë vit është më 15 qershor.

In : Aktuale

Loading...
loading...