Fitoi 533 milionë dollarë në lotarinë amerikane

Amerikani Richard Wol, 47 vjeçar, nga Vermoni i New Jersey, ka fituar lotarinë prej 533 milionë dollarësh, në barazimin e marsit të “Mega Millions”.

Ky është fituesi më i madh i kësaj lotarie i të gjitha kohërave në New Jersey. Sipas AP-së, fillimisht ai nuk u besonte syve të tij dhe kur nëna e tij e thirri atë për ta informuar se një zotëri e kishte fituar çmim e parë nga vendi i tij, ai tha “nuk jam unë”.


Loading...
loading...