Fjalimi i Menduh Thaçi me rastin e vitit të ri

Gjendjet politike dhe marrëdhëniet në shtet, rajon dhe gjendjet në parti ishin temat kryesore në fjalimin para Vitit të Ri të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi sot në Tetovë.

Sipas Thaçit, viti 2018 ka qenë gjithashtu vit i rëndë si edhe shumë vite më mbrapa. Por, për dallim prej të tjerëve, sipas Thaçit, Marrëveshja e Prespës dha shpresë se Maqedonia ndodhet në rrugë të drejtë.

“Paraprakisht ne ishim të bllokuar pa perspektivë dhe jonfuksionalitete ndërsa tani në Marrëveshjen e Prespës ekzistojnë mundësi për zhvillim dhe perspektivë. Pres se shumë shpejtë përmes realizimit të obligimeve të Marrëveshjes së Prespës me ndryshimet kushtetuese ajo të ratifikohet. Pres e njëjta të bëhet edhe nga pala greke me çka do të hapet rruga jonë drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Thaçi.StrugaLajm

Lidhur me gjendjet në rajon ai theksoi se pret që vitin e ardhshëm negociatat midis Kosovës dhe Serbisë të hyjnë në fazë përfundimtare dhe Serbia ta njohë Kosovën me çka do ta fitojë të drejtën të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare.StrugaLajm

Lidhur me gjendjet në shtet në ekonomi dhe të drejtat e shqiptarëve, Thaçi tha se edhe pse shumicës u duket sikur ka ngecje ekonomike dhe nuk ka zhvillim të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, dy gjendjet lidhen me procesin e anëtarësimit në BE dhe në NATO, ndërsa me atë të dyja do të kenë zhvillimin e tyre vitin e ardhshëm

Me gjendjen në parti, Thaçi tha se edhe krahas gjendjes së rëndë dhe parashikimeve të shumta prej analistëve se PDSH do të ndalojë me punën e tyre gjegjësisht se nuk do të funksionojë pasi është e lënduar apo e plagosur rëndë, realiteti është ndryshe, pa dallim se sa i vështirë është. Është e dukshme se përcaktimet tona kryesore të programeve realizohen, ndërsa ato janë koncepti historik nga Skënderbeu deri më sot, shqiptarët në Maqedoni të jenë pjesë e perëndimit, BE-së dhe NATO-s. Ne do të vazhdojmë me veprimin tonë politik, ndonjëherë nëse duhet në mënyrë radikale, ndonjëherë nëse duhet në mënyrë konstruktive, pasi një herë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s ne nuk kemi me çka të arrijmë që shqiptarët t’i mbrojnë të drejtat e tyre në Parlament përmes së drejtës së vetos për disa vendime të caktuara dhe sistemim buxhetor të drejtë për prosperitet ekonomik të të gjithëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...