Flet Xherdan Shaqiri pas super golit të shënuar

Liverpool ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Manchester United në miqësoren e zhvilluar në SHBA.

Në këtë fitore la gjurmë edhe Xherdan Shaqiri që për të ishte ndeshja e parë me skuadrën e Liverpool.ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te Liverpool.

Mesfushori nga Kosova, i cili u aktivizua në lojë në minutën e 68-të, ka shënuar gol spektakolar në mënyrë akrobatike dhe ka vrtetuar se sa shumë vlen.StrugaLajm

Pas këtij debutimi të mrekullueshëm, Shaqiri ka dalë në një konferencë për Liverpool Tv dhe ka komentuar lojën që bëri.

“Është një ditë e mrekullueshme për mua. Ky është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, tha fillimisht Shaqiri për LFCTV.StrugaLajm

“Unë gjithmonë shënoj kësi gola në stërvitje pasi më pëlqen të gjuaj kështu. Është një gol i mrekullueshëm, por më mahnitëse e bën gjëja që luaj për këtë klub. Jam shumë i lumtur”.

“Krejt çfarë dua është të tregojë lojën time, të luaj futbollin që di. Kam shumë përvojë dhe dëshiroj ta ndihmoj këtë ekip të shkojë përpara. Jam me të vërtetë i lumtur për golin që gëzoi tifozët”.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...