Fol:Merkos i pengon edhe piktura me motive shqiptare (Foto)

Ramiz Merko, kryetar i Strugës ka realizuar së fundmi një takim me Bujar Osmanin, zv.Kryeministër për Eurointegrime. Ajo që ra në sy nga fotografia e bërë në zyrën e Merkos është prapavia, gjegjësisht mungesa e pikturës me motive shqiptare në murin e zyrës së Kryetarit të Komunës.

Në vend të saj, Merko ka pozicionuar televizorin që më parë ndodhej në këndin tjetër. Nuk dihet nëse largimi i pikturës ka të bëjë me partnerët dhe votuesit e shumtë maqedonas ose ndoshta Merkos vetë nuk i pëlqejnë piktura të tilla.

Sipas burimeve tona, piktura shqiptare, që ndryshe quhet “Lufta e Gjelave” tani është spostuar në sallën e takimeve të komunës, por nuk qëndron e varur në mur. Piktura është vendosur poshtë dyshemesë, prapa karrikeve, ku askush nuk mund ta shohë.StrugaLajmStrugaLajm

Ndryshe nga Merko, ish kryetarët e Strugës, Ziadin Sela dhe Mustafa Zabzuni me krenari e kanë mbajtur në murin e zyrës së tyre atë pikturë dhe me kënaqësi iu kanë shpjeguar edhe vizitorëve të shumtë rreth motiveve të së njëjtës.Fol

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...