Fotografohen kafshët e rralla në malin e Strugës (FOTO)

Rrëqebulli ballkanik ne maalin Jabllanice nje nga kafshet e rralla ne Europe eshte kapur nga kamerat-kurth te vendosura nga nje shoqate per ruajtjen e kesaj kafshe .Rrëqebulli ballkanik (latinisht: Lynx lynx martinoi ose Lynx lynx balcanicus) është një nënlloj i llojit të rrëqebullit evroaziatik në gjininë e rrëqebullit. Haset më së shpeshti në lindje dhe në veri të Shqipërisë dhe në perëndim të Maqedonisë, dhe ka një pakicë shumë të vogël edhe në Kosovë dhe Mal të Zi.Rrëqebulli i Ballkanit ka një pamje të jashtme si të gjithë pjesëtarët e tjerë të gjinisë Lynx. Madhësia trupore është pak më e vogël se ajo e rrëqebullit të Eurazisë. Është një mace me këmbë të gjata dhe robuste. Gëzofi është i verdhërremë-murrmë në verë, më i zbehtë në dimër, shumë laraman në këmbë, por me më pak lara mbi shpinë. Njollat mund të jenë të zbehta dhe të bashkuara në një formë pothuajse të rozetës, duke dhënë përshtypjen e të qenurit të mëdha; ato variojnë në madhësi, formë dhe intensitetin e ngjyrës. Kafshët kanë një kokë relativisht të vogël, këmbë të gjata, dhe një bisht shumë të shkurtër me majë të zezë. Fytyra e tyre është e shkurtër dhe e rrumbullakët, me një “mjekër” karakteristike në të dyja anët, që spikat veçanërisht te adultët, dhe veshët trekëndorë mbarojnë me një xhufkë të zezë. Këmbët janë të gjera (afro 10 cm), dhe gishtat e këmbës fshehin kthetra që mund të futen përbrenda (artilie). Gjatësia e kokës dhe trupit 80–130 cm. Gjatësia e bishtit 11–25 cm. Gjatësia e këmbës së pasme 19-22.5 cm. Lartësia në supe 60–75 cm. Pesha 18–25 kg.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...