Reklamo ketu!

Foto shokuese që trondit botën, Babai me të bijen 2 vjeçe u mbytën të përqafuar

Fotoja shokuese e një babai me të bijën 2 vjeçare që u mbytën në Rio Grande ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin mes Meksikës së SHBA, duke shmangur muret, ka tronditur opinionin publik në SHBA.

Dhe sipas gjithë të dhënave do të kthehet në një simbol të tragjedisë së emigrantëve nga Amerika Qendrore, ashtu sikurse imazhi i trupit të të voglit Alan, shtrirë në një plazh turk, që është bërë simbol i trishtuar i emigracionit në Evropë, raporton Corriere.

Fotografia është shkrepur nga gazetarja Julia Le Duc në Lumin Rio Grande që ndan Meksikën nga Texas. Babai ishte Oscar Alberto Martinez, dhe vajza e tij Angie Valeria, ishte 23 muajshe.

Dy trupat, raporton Corrire, janë me fytyrë poshtë të zhytur në ujin e një kallamishteje. Vajza është ende me kepucë, e lidhur me babain e saj me një T-shirt, me të cilën ndoshta i ati ka tentuar të mbajë të voglën e tij.

Krahu i vajzës është ende rreth qafës së babait të saj.

Familja, babai nëna dhe vajza donin të kërkonin azil në SHBA. Janë nisur të tre së bashku të dielën pasdite. Lumi u dukej i kalueshëm raporton New York Times. Martinez mori vajzën për të notuar, nëna i ndiqte më pas. Por në një pikë të caktuar ajo pa ujrat e trazuara, u frikësua, dhe u kthye mbrapsh. Bashkëshorti dhe vajza nuk e bënë këtë gjë, dhe vazhduan. Në një pikë, nëna nuk i pa më të dy.

Trupat e tyre u gjetën nga autoritetet meksikane të hënën.