FRAZEOLOGJIZMAT NË GJUHËN SHQIPE – PËRDORIMI DHE DOMETHËNIA E TYRE-Resul Bekteshi

       Shkruan :  Resul Bakteshi, Strugë

FRAZEOLOGJIZMAT NË GJUHËN SHQIPE – PËRDORIMI DHE DOMETHËNIA E TYRE

_________________________________________________________

 Ndër trojet shqiptare perdoren shume shprehje të bukura e me kuptim të plotë ,por që të shumtat ende nuk e kanë gjetur vendin e duhur nëpër botime të vecanta. Një pjesë e tyre janë përfshirë nëpër fjalorët e gjuhës shqipe,por jo në tërësi. Tani akoma një pjesë e madhe e këtij visari të madh gjuhësor gjendet dhe janë ende të gjalla në goje të popullit. Kjo vlen sidomos për shumë rajone të Maqedonisë Veriore ku kësaj cështje nuk i është kushtuar kujdes i duhur.

  Përdorimi i drejtë i frazeologjizmave bën që mendimi apo deshira e shprehur në to nga populli të gjej zbërthim gjegjës, pra besnikërisht të shprehet ajo për të cilën edhe është përdorur. Gjuha shqipe ashtu si edhe shumë gjuhë të tjera është shumë e pasur me shprehje të bukura e interesante ,të dalura nga goja e popullit,te cilat ndikojnë dukshëm në vetëdijen e dëgjuesit apo treguesit.  Ata shprehin nuanca kuptimore të vecanta dhe i japin fjalës një shije të theksuar emocionuese.

 Në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe , faqe 501, për shprehjet frazeologjike qëndron ky përkufizim: Frazeologjia është tërësia e togjeve dhe e thënieve a e shprehjeve të qëndrueshme të një gjuhe , të cilat janë të pandashme nga ana leksikore, kanë kuptim , tëtërsor të njëanshëm, të mëvetësishëm, gjithnjë të figurshëm, riprodhohen në ligjerim si njësi të gatshme dhe kryejnë funksionin e një fjale a të një fjalie të vetme. Fjalët apo shprehjet frazeologjike duken të bukura, por fshehin a shtrembërojnë të vërtetën ose janë të zbrazëta e pa vlerë.

   Në këtë shënim të shkurtër për vlerën  dhe domethënien e frazeologjizmave do të mundohem të jap disa shpjegime apo thënë më thjesht disa zbërthime të të thënave të popullit , për kuptimin e ndryshëm të fjalëvë: besë ,bisht ,bie, bukë etj.StrugaLajm

Fjala besë në gojën e popullit kur përdoret në qëllime të ndryshme ka edhe kuptime ose domethenie të ndryshme. Qe disa shembuj dhe domethenien e tyre shkurtimisht:

 Më preu në besë/ ,më hëngri në besë: d.m.th. Nuk e mbajti fjalën, më tradhëtoi,pra

këtë shprehje frazeologjike e përdor populli atëherë kur dikush nuk e mban fjalën e dhënë, tradhëton, del jasht bese. Për atë që e mban besën  përdoret frazelogjizma: Njeri i besës, por edhe  :Besa e burrave ose besa e trimit d,m.th. ata që mbajnë fjalën e dhënë populli i quan trima dhe burra të fjalës. Më theu besën ; përdoret rëndom në rastet kur dikush then besën  d.m.th/nuk mban fjalën, nuk është i besës , është person të cilit nuk duhet t’I besohet. Pothuajse të njëjtin kuptoim ka edhe shprehja frazeologjike : Mos e luaj bishtin; d.m.th. mos dil prej fjale, mos tradhëto, por qëndro si burrë dhe mbaj fjalën e dhënë.Kur tradhëtari zbulohet para kohe populli përdor një frazeologji të tipit : I ranë planet në ujë.d,m.th. nuk mundi ta realizoj misionin me sukses , pra dështoi plani.

 Në gjuhën shqipe një sërë shprehjesh frazeologjike janë krijuar edhe rreth punës.Për njeriun  jo punëtor kemi këto frazeologjizma : I ra bisht punës, E zuri nga bishti punën , I bie sipër punës d.m.th. e bën punën shkel e shko ose nuk e don punën. Për ata që se duan punën populli thotë se  i kaplon varfëria ose bien nga dynjallëku,apo bien nga pozita e mëparëshme: Ra prej kalit në gomar.            Populli shpesh përdor frazeologjizma edhe për vajzat e reja , të cilat para fejesës dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në këto raste përdor shprehjen :I ka ra kalemit ajo ; ose : I ra pikes së djalit. D.m.th. vajza ka ditur të bëjë zgjedhje, pra ka zgjedhur djalin e duhur apo djali që ajo ka zgjedhur është me shkollë, ËShtë djal i kalemit. Shprehja frazeologjike :ra nga bota, është përdorur nga populli në rastet kur dikush ose djali i dikujt ka humbur pasurinë dhe tani është i varfër , prandaj për atë tani nuk pyet askush, sepse ka rëne nga dynjalleku..StrugaLajm

Shprehja frazeologjike :BUKË E HI NË SHTËPI, ka një domethënie që dikur ka qënë aktuale për shkak të kurbetit , por që edhe sot ka të njëjtin kuptim , sepse pikërisht tani migrimi i rinisë ka marrë hov të madh, duke lënë vatanin , do të thotë populli.

 Lexues të ndereuar mundohuni që shprehjeve frazeologjike të shënuara më poshtë t’u jepni  , kuptimin gjegjës: NJERI QË BAN (mban) FJALË , MBULON BALTA BALTËN ,  JA BLEU MENDJEN , KAFSHOI GJUHËN, HËNGRI TURPIN ME BUKË , MOS CAJ DËRRASA, MËSALLË ME DY FAQE, FJALË ARI , MOS E FOL FJALËN E MADHE.

Frazeologjizmat janë shprehje ,ku funksionin e një fjale, e kryejnë dy a më shumë fjalë shenuese,përdoren si shprehje gjuhësore të ngarkuara dhe kanë fuqi emocionale. Këta janë të barasvlefshme me fjalët e vetme. P.sh.ISHTE BËRË TYM, d.m.th.ishte hidhëruar.

Frazeologjizmat  shpesh kanë edhe kuoptim figurativ p.sh. E QITI NË GJUM ,pra e qetësoi. Ose  E PATI KJO PUNË , d.m.th. dështoi.

Frazeologjizmat në fjali kryejnë  funksionin e një gjymtyre të vetme dhe nuk zbërthehen në pjesët përbërëse. P.sh. Ishte bërë kockë e lëkurë. D.m.th. ishte dobësuar shumë.

Në tërësi kur frazeologjizmat përdoren me vend , shprehja bëhet më e fuqishme, kurse gjuha bëhet më tërheqëse. Të zbërthejmë frazeologjizmat e mëposhtme : ISHTE QYSQI,  MË THAU SYTË, E PREU MALLI,  ISH BËRË TUPAN, E GËLLTITI FJALËN. Qëllon shpesh që të përdoren shprehje frazeologjike antagoniste njëra ndaj tjetrës p.sh. MA ZURI FERRA KËMBËN dhe KALOVA  PA FERRË NË KËMBË ( diku përdoret: Kalova pa thera në këmbë ).

Në tërësi mbledhja e thesarit tonë ka një rëndësi të madhe për gjuhën, por fatkeqësisht në kohën e fundit pak jemi angazhuar rreth kësaj pasurie të pashterëshme dhe e kemi lënë të myket në masat e gjëra popullore. Per frazeologjite qe me shpesh perdoren ne Struge dhe rrethine do te vijoj materie e re.

In : Aktuale

Loading...
loading...