Frigjia,ana antike e Strugës!

 

Frigjia, frɪdʒiə, Φρυγία

Frigjianët shtriheshin gjërësisht në Dasaretin e lashtë, ky popull, një grup fisë i madhë midis Ilirëve dhe Trakëve, ka qën në lashtësi një nga popujtë më të rëndësishëm të botës së njohur. Rilindasit tanë i kanë klasifikuar si një prej 3 grupeve të mëdha etnike nga ku ne rrjedhim.
Dyndjet Frigjiane kanë kolonizuar Azinë e Vogël diku para 1500 (p.e.s). Frigët u shpërngulën atje si pasojë e një fatkeqësije të madhe natyrore që shkaktoj shumë epidemi e katastrofa të mynxyrshme, aq sa të tjerët i quajtën ‘frikacak’, prandaj dhe : FRIG = Frik, sa i përket anës etimologjike nga shumë drejtues të Albanologjisë, edhe pse unë vet personalisht nuk jam dakord, por gjithsesi tingëllon bukur për lexuesin. Ngaqë kishin frikë prej atyre mynxyrave të përbindshme të tokës. Para disa muajsh, një grup studjuesish Italian të dipartimentit Shkencor së tokës, zbuluan se në liqenin e Ohrit ka ende gjurmë vullkanike 600 mijë vjeçarë me një lashtësi e cila daton mbi 1 milion vite, duke klasifikuar atë edhe si liqenin më të lashtë në Europë. Thënë këtë, unë jam i bindur se largimi i fisit Frigjian në ato vise apo rethana, ka ndodhë shkaku i ndonjë shperthimi të madhë vullkanik ose ndajë tërmetëve të pa ndëprer, që atëher në ato kohera të lashtësisë !
Frigjianët ishin shumë të lashtë, lokaliteti i tyre kryesisht ka qën Ohri dhe Struga, shkak teorik ky jo vetëm nga ana e studjuesve por edhe nga vet toponimi i tyre tjetër me emrin “Brig”e cila rjedh automatikisht nga gjuha Shqipe, duke nënkuptuar banorët të cilët kan jetuar brigjeve nivelit të lartë ujor që ka pas atëher liqeni Lyhnidas (liqeni i Ohrit). Është përfolur shumë gjatë gjithë kohërave për formën e kapeles, ose thën më saktë për plis-qeleshen mbartëse të tyre mbi kokë. Atë e hasim shpesh në artifaktet e lashta botërore, duke filluar nga monedhat romake, bustet apo statujat e ngritura në malin Nemrut të Turqisë, tek therja e Demit në kohën e krijimit Jezuit, tek populli Etrusk etj…Në kohërat moderne plisi Frigjian ka qën shembull i lirisë për kombet Europiane dhe atë Amerikan.
Kjo lloj qeleshe është vete Plisi ynë, dallonë vetem ne cep, sic dallojnë dhe qeleshet tona nga treva të ndryshme, duke shtuar se aktualisht ajo ngjan ose afrohet shumë me qeleshen e Myzeqarëve të Fierit apo jugut tonë aktual.

Tani dua ti afrohem domethënjes të titull vënjes : “Frigjianet, edhe sot në mjedis tone” .StrugaLajmStrugaLajm

Rrethanat e Strugës ose thën më korrekt fshatrat, mbajnë dhe njekohësisht fshehin dëshmi të plota sa i përket pasqyrimit apo burimit historik të njerëzimit. Fati i keq do që ato të mos intervenohen me dalje në dritë, përveç asaj ku flitet me anë te manipulimeve dashakaqëse të librave shkollore duke shtrembëruar kështu e përgjithmonë ato pak deshmi që populli jonë i mbanë të ndërthurura në brez e gojëdhëna për vite me radhë. Harrova të shtoj besimin kultivor të Frigjëve, besim ky i cili ka pas përfshirë plotë adhurim dhe ndjesi dashurije ndaj perëndeshës me emrin Artemisa ose Diana (për Romakët).
Tek po shfletoja enclikopedinë Strugane të vitit 2010, vërejta se një far studjuesi Risto Taneski përshkruante një zbulim madheshtor në një fshat të Strugës me toponimin Frëngovë. Bëhej fjalë për gjetjen e një gjysëm busti femëror me raprezentimin e perëndeshës ilire Diana. Por mbi të gjitha, shton ai, ky fshat veçon shumë nga të gjithë fshatrat përreth, sa i perkët pasurisë me vlera historike ! Ky fshat, si plotë fshatra të tjer përbëhet vetëm nga banorë të gjuhës amtare Shqipe. Vite më parë aty ka pasur edhe kishë me ritualin e lashtë Iliro-Bizant, që sot banorët e thërrasin si “kodra e Xhaferrit”, e cila sot është rrenuar dhe asgjesuar pa nam e nishan. Banorët e këtij fshati kodër-malor, mbajnë nofkën “FËRZHAN”, ku me shumë gjasa unë e kam lidhë direkt me parakilim etimologjik nga vet fjala apo toponimi i popullit të lashtë Frigjian.
Fati i keq deshti që miliona Shqipëtar të përçahen dhe asimilohen shkaku i fejërave të mëvonshme, atëher kur kishat dhe besimi i lashtë Shqipëtar shndërrohej në gjuhë të rrem “Sllavo-Biblike” apo thjesht kodike, sipas një ose shumë individëve studjues teolog të Ilirishtes ose Pellazgjikes së lashtë. E gjithë kjo fal armiqëve dhe bashkpunimit ç’njerëzor e cila edhe sot vazhdon me “shqipfolësit” tanë…
Nga këtu filluan edhe shpërnguljet, diskriminimi apo luftërat me urretje të fe racores, si kundrejt asaj të mësipërme nga shkaqet natyrore !
Para se ta përfundoj, doja të cilësoj edhe njëher përngjashmërinë e qeleshes të hasur tek Shqiptarët-Ortodoks në fshatin Kalisht me atë Frigjiane. Kalishti është një katundë i cili ndodhet buzë liqenit të Strugës, me banues shqipëtar të fes muslimane dhe asaj ortodokse. Banorët e fes ortodokse nuk flasin më hapur gjuhën e tyre shqipe. Ky aktë u bë për faj të mbretit Sërb me emrin Peter, në fillim vitet e luftës së parë botërore, i cili propagandonte dhe përçante vendasit fal miqësisë të madhe me tradhëtarin e kombit tonë Esad Pasha. Jan pikërisht këto palët e asimiluara që dikur ngjallëronin edhe fshatin e Frëngovës.
Siç shihet edhe në këtë potret të viteve 70′, plisi apo qeleshja e tyre është indentike me atë të kapeles së famshme Frigjiane.StrugaLajm

 

Taulant Ajdini (Çami)


Loading...
loading...