,,Frytin e farës që mbjellim sot do ta korrim nesër”

Lebit Murtishi

Përtej makinacioneve legale dhe ilegale, të cilat marrin hov (edhe pse janë gjithmonë aktive) gjatë fushatave parazgjedhore dhe zgjedhore, siç është: propaganda, premtimi, kërcënimi, shantazhi, korrupsioni etj, etj, ,,elita politike” e një populli, e krijuar në këto dhe nga këto rrethana historike, megjithatë, është një produkt (shkencërisht i përkohshëm) i shumicës absolute të popullit që i përket…Këto janë rregulla të shkruara dhe të pashkruara, këto janë rrugët dhe principet e vetme të lejueshme dhe të imponueshme nga iks faktorë, për të krijuar ,,elitat përfaqësuese” në sistemet e demokracive liberale. Pra, për fatin dhe për të ardhmen e një populli, vendosin ,,numrat shumicë” dhe jo cilësia e numrave…Këtu e ka gjenezën edhe fjala e urtë (e meritueshme ose jo): ,, Frytin e farës që mbjellim sot – do ta korrim nesër”! Por, gjithë kjo histori e hidhur, gjithë ky rreth vicioz që na ngujon në të njëjtën pikë, duhet theksuar se i ka rrënjët, në radhë të parë tek rruga e historisë së vet dhe në radhë të dytë, tek niveli i pamjaftueshëm i arsimimit të popullit tonë; nivel ky, që gjithashtu është i diktuar dhe i ,,ushqyer” nga historia e njëjtë…StrugaLajmStrugaLajm

2.StrugaLajm

Njeriun, qoftë si individum i veçantë, qoftë si pjesëtar të një tërësie kolektive, në rrethana të caktuara historike, varfëria dhe padituria – edhe mund ta bëjnë gjah të përkohshëm të propagandave agresive. Por duke u sjellë në pikën e njëjtë, duke u zhgënjyer pafundësisht, vet natyra e tij njerëzore, kërkuese vazhdimisht, në brendësi të tij mbjell farën e revoltës, ndez shkëndijat e çlirimit, që si kurorë, padyshim kanë revolucionet…


Loading...
loading...