FUSHATA ELEKTORALE: Nga sheshet, në internet!

BDI, ASH, Lëvizja BESA në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen gjatë muajit korrik fushatën e tyre elektorale do ta adaptojnë sipas rrethanave të krijuara si pasojë e virusit “Korona”, gjegjësisht sipas rekomandimeve të institucioneve kompetente. Nga atje thonë se fushatën kryesisht do ta fokusojnë në mediat tradicionale, mediat e reja dhe platformat e rrjeteve sociale, por theksojnë se do të kenë edhe takim të kufizuara dhe me distance me qytetaret

Destan JONUZIStrugaLajm

Shkup, 28 maj – Partitë politike shqiptare fushatën e tyre elektorale në zgjedhjet e planifikuara për muajin korrik ose gusht do ta zhvillojnë sipas rrethanave të reja të krijuara si pasojë e pandemisë botërore me virusin Kovid19. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thonë se fushatën do ta adaptojnë sipas rrethanave të krijuara, ndërsa e njëjta do të fokusohet në mediat tradicionale, sociale dhe platformat tjera të internetit. “Fushata do te zhvillohet me metoda te adaptuara ndaj rrethanave te reja, përfshirë mediat tradicionale, mediat e reja, platformat e rrjeteve sociale, kontakte te kufizuara dhe me distance me qytetaret. Rekomandimet e eksperteve për kujdes do te merren parasysh medoemos për tu garantuar shëndeti publik”, deklaroi për “KOHA”, Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...