FYROMA E VËSHTIRËSUAR E FYROM-it?!

 

Në vendin e ashtuquajtur Maqedoni aktualisht mbretëron situate e brishtë politike si pasojë e ngërçit politik dhe refuzimit të mandatit për liderin e opozitës Zoran Zaev ,nga ana e Presidentit Ivanov, për krijimin qeverisë së re e cila duhesh krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar. Presidenti Ivanov ,ka refuzuar të jap mandatin liderit të opozitës Zaev, edhe pse ky i fundit i ka siguruar 67 firma deputetësh . Me pretekstin se Zaev ka pranuar Platformën Shqiptare ,arsye e cila për Presidentin Ivanov, paraqet kërcënim të sovranitetit shtetëror.Për pasojë kemi edhe një përshkallëzim të krizës politike e cila po manifestohet me një vale të re protestash antishqiptare të përditshme të komitëve sllavo-maqedonas , duke u shfaqur kështu hapur nacionalshovinizmin ekstrem i cili vjen nga strukturat e VMRO-së dhe organizata të tjera simotra të saj.
Komitët e VMRO-së dhe patriotët e “tvrdikoreni” pretendojnë se pranimi i Platformës Shqiptare paraqet cënim të rendit kushtetues që shpie drejt federalizimit të vendit . Refuzimi i Platformës Shqiptare është shkaku ndërsa arsyeja e vërtetë qëndron te frika nga PSP-ja dhe përballja me “togat e zeza” .Kështu, komitët dhe vojvodat në protestat e përditshme antishqiptare po përdorin nacionalizmin për qëllime të tyre si justifikim për ruajtjen e sitemit unitar të “drzhavës” . Si gjithmonë streha e fundit e horrave dhe batakçinjve është nacionalizmi!

Në fakt Platforma Shqiptare nuk godet rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit ,ajo është kërkesë minimaliste që nuk i barazon shqiptarët me sllavo-maqedonasit as gjuhën shqipe të barabartë me ta.Kjo platformë është kërkesë e lypsarëve dhe liderëve politik shqiptarë që hartuan këtë platformë për pak më shumë të drejta në këtë vend sipas frymës së MO.StrugaLajmStrugaLajm

Sot si kurrë më parë intelektualët mirfilltë shqiptarë dhe mbarë intelegjencia duhet t’ia tregojnë vendin këtij nacionalizmi primitiv duke ia përplasur në fytyrë patriotëve të “tvrdi koreni” dhe komitëve slllavë se, e vërteta historike është ndryshe nga ç’pretendojnë ata,dhe se lidhshmërinë e tyre me maqedonasit e lashtë me cilën ata identifikohen është një gënjeshtër që u thuhet popullit të tyre .
Identifikimi me identitetin e maqedonasve të lashtë nga ana e komitëve të Grujos dhe partizanët e Zajkos nga njëra anë dhe vazhdimi i flirtit politik me nënën Rusi në anën tjetër dëshmon për identitetin e vërtetë të vëllazërisë së tyre dhe për rrënjët e vërteta historike.
Pa dashur të luaj rolin e historianit po jap këtu vlerësimet dhe publikimin e specialistëve të francezë nga fusha e historisë dhe arkeologjisë që kanë publikuar në enciklopedinë franceze QUID , në gjuhën frënge e vitit 2003, mbi historinë e fiseve të sllavëve të jugut dhe pushtimi i Maqedonisë në mesjetë prej tyre. Ata theksojnë se ,po citoj ;”Në vitin 518 disa fise sllave si,dragovitët ,smolinienët, sagudatët,rinhinienët ,bersuilët etj, me origjinë nga regjioni Dnieprit Ukraina e sotme , invaduan Ilirinë orientale , duke e pushtuar atë nga malet e Sharrit deri në Pind dhe nga Ohri në Selanik ” (shih ilustrimin më poshtë). Kjo është e vërteta historike që thuhet nga miqtë e tyre tradicional francezë.StrugaLajm

Si Car Nikolla (Gruevski) ashtu edhe ujku i maskuar me lëkur qengji socialdemokrati Zoran Zaev, duhet të mësojnë të vërtetën për identitetin e tyre të rremë se, nuk janë vendës as pasardhës të maqedonasve të lashtë të tokës së quajtur Maqedoni .Ata j vijnë nga fiset sllave përtej Dnjeprit,si pushtues të këtyre trevave jo vetëm në Maqedoni por dhe më gjerë.Sllavo-maqedonasit e FYROM-it të sotëm kanë lidhje të përbashkëta me vëllezërit e tyre sllavë të gjithë europës lindore si;historinë ,gjuhën,kulturën,zakonet ,traditat,veshjet, dhe gjithçka që i lidh me ta gjenetikisht dhe asgjë nuk i lidh me paraardhësit e maqedonasve të lashtë.Maqedonasit e lashtë të këtyre trevave sipas studiuesve seriozë ishin pellazgë dhe më vonë ilirë . Vjedhja e identitetit duke u dukur i njëjtë me një tjetër që nuk i përket përbën falsifikim të historisë dhe identitetit kombëtar.Të identifikohesh me një popull që nuk i takon do të thotë të jesh me identitet fals!Këtë identitet fals duhet ta denoncojnë jo vetëm historianët e përgjegjshëm dhe atdhetarë shqiptarë (pa përjashtuar edhe specialistët e shkollës së DUI-t)por edhe ata sllavo-maqedonas.

Medai Shaholli


Loading...
loading...