Gangsteri shqiptar që tmerronte edhe Arkanin

Kur i përmendej emri, kishte edhe të tillë që dridheshin. Gani Krasniqi, që në Prishtinë dhe kudo në Kosovë njihet si Gani Kolovica, ka një karrierë famoze në fushën e luftërave private përmes stilit fer, e që ishte frymë e kohës së viteve 70.Lufta fer nuk kishte pas vetes policë as shtet, por pas saj qëndronin besnikëria dhe rregullat e pashkruara që respektoheshin në përpikëri prej akterëve që rriheshin në vendin e caktuar.

Gani Kolovica me 30 vjet me beteja nuk ka dal kurrë humbës. Jeta e tij prej kampioni është përshkuar me një besnikëri të rrallë burri dhe pastërti njerëzore e kombëtare, që rrallë haset ndokund në botë. Ja kishte ënda për fuqi, por atë nuk e vinte në shërbim të së keqes.Karriera e tij është një ekspozim burrëror në shërbim të njerëzve të pambrojtur, në shërbim të kombit dhe në mposhtje të së keqes.StrugaLajm

Ishte ai që për herë të parë krijoi rend në korzonë e Prishtinës, duke ua treguar bandave serbe të kohës vendin në shëtitoren e Prishtinës dhe duke ua krijuar shqiptarëve sheshin kryesor në shëtitore.Ishte ai që krijoi rend të ri ndëretnik në Prishtinë, ku serbët që trashëgonin fuqinë shtetërore të dhunës, u “pajtuan” nën grushtet e tij, të lëshojnë pe para njeriut të quajtur Gani Kolovica. Afirmitetin më të madh e arriti në prag të vitit 1970, kur në parkun “Tok bahçe” të Prishtinës, rrahu Arkanin, i njohur si prijës i bandave serbe, e që vinte te dajallarët e vet në Prishtinë.StrugaLajm

Përgjakja e Arkanit nga grushtet e fortë të Ganiut, këtij të fundit i dha epitetin e të pamposhturit. Dhe, që nga ai moment më bandat serbe të Prishtinës nuk e kishin fjalën kryesore si dikur.

In : Aktuale

Loading...
loading...