Gati rikthimi i Televizionit A1

Pas gjashtë viteve e gjysmë të kaluara në burg, së shpejti pritet të lirohet pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski, kanë njoftuar burime nga Prokuroria Speciale Publike për disa media maqedonase.

Në PSP kanë dëgjuar disa “bomba” lidhur me rastin e Tv A1 dhe kanë konstatuar se prapavija për mbylljen e këtij televizioni dikur më të shikuar, ka qenë kryesisht politike. Lirimin e tij e kanë paralajmëruar edhe disa gazetarë të regjimit në ikje, duke thënë se po rikthehet A1.

Me lirimin e tij eventual, pritet që menjëherë të kthehet në eter edhe TV A1 dhe me siguri edhe Tv A2 në gjuhën shqipe, si dhe gazetat Vreme dhe Shpic. Të mëdha janë gjasat që të kthehet edhe gazeta në gjuhën shqipe  “Koha e Re”.StrugaLajm

Pronari i televizionit të mbyllur A1 dhe i shumë kompanive të mirënjohura tregtare në Maqedoni, Velija Ramkovski që po vuan dënimin me burg në Idrizovë këtyre ditëve ka mbushur 70 vjet.StrugaLajm

Ai u arrestua nga fundi i vitit 2010 bashkë me 22 menaxherë të kompanive të tij, por edhe familjarë, me akuzën për fshehje të tatimeve, pastrim parash dhe mashtrime tjera, që dëmi ishte vlerësuar 5 milionë euro.

Por, Ramkovski tha se ky ishte një sulm dhe kurth i Qeverisë së Nikolla Gruevskit për të mbyllur fjalën e lirë dhe një hakmarrje ndaj kësaj familje.  Ramkovski u dënua me 13 vjet burg. Ai akuzoi se kjo qeveri dëshiron që ai të ngelet në burg deri në vdekje, por megjithatë ka thënë se do të jetojë mbi 100 vjet. Ditëve të fundit ai ka marrë shumë urime dhe mesazhe përkrahje nga familjarë dhe miq.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...