Gazetarja dibrane: Dibra e Madhe me shtatë minare” , u bë “uguri” i virusit botëror!

Dibra në karantinë!

Vendlindja jonë që njihet si “ Dibra e Madhe me shtatë minare” , u bë “uguri” i virusit botëror, i quajtur korona. Fillimi i kësaj drame ishte pa ndonjë seriozitet të madh, derisa “ armiku i padukshëm” , siç e quan, Edi Rama, u vërsul me të madhe në trupin e pafajshëm të dibranëve modest. Disa ditë jemi në karantinë! Dibra përjeton ankth, mërzi, panik, frikë por ka edhe nga disa që nuk e marrin me seriozitet këtë “kob të sjellur nga jashtë”. Ka raste kur ditën shikon njerëz që shëtisin , fëmijë, pleq, ndaj e mira të mirës është të qëndrojmë në shtëpi! Mirënjohje për gjithë mjekët dibran, mantelbardhët dhe motrat medicinale!

Të jemi koshientë të gjithë, ka edhe pakënaqësi të ndryshme, por me kohë do mbaroj çdo gjë. Shpresa vdes e fundit!

Dibra dhe dibranët përherë kanë qenë unik në ditët e vështira, në luftëra, tërmete, vërshime, sëmundje dhe në vendimarrje. Sot, Dibra, nuk njeh politikë, as parti politike, as ndasi etnike. Sot jemi të gjithë NJË!

Durim, durim! Edhe pak dibranë dhe dibrane, do gëzojmë shëndet duke e vrarë virusin qorr dhe të pashpirt!
Ne do ja dalim!
Ne jemi të fortë!
Ne e duam Dibrën!

Arbana Qormemeti 


Loading...
loading...