Gazetarja nga Shkupi tregon se është shqetësuar seksualisht nga shefi i një televizioni

Gazetarja televizive Ana Jovkovska, përmes një statusi në facebook ka rrëfyer për përvojën e pakëndshme të shqetësimit seksual nga një burrë që e ka pasur shef në punë. Ajo nuk është e vetmja që flet në këtë temë.

“Isha 25 vjeçare. Punoja në televizion. Deri sa e prezantoja projektin e ri televiziv, ‘shefi’ mu afrua aq afër sa që u fut në hapësirën intime të aurës sime. Më ngjiti për dere. Rezistenca ime ishte vetëm një fjalë- e pahijshme. Tentoi të dalë nga situata me humor dhe komplimente në stil ‘fraeri’, mirëpo menjëherë u largova nga takimi. Nuk më frikësoi, por më tmerroi. Mikrodhunë klasike nga pozicioni i fuqisë. Ditën e nesërme dhashë dorëheqje dhe nuk u paraqita asnjëherë më në punë. U tregova menjëherë dy kolegëve, por ata më than se kjo është sjellje e zakonshme për të. U tregova miqve, por ata më këshilluan të mos e tregoj këtë ngjarje, sepse jam person publik. Nuk i dëgjova. I tregova familjes sime. Më përkrahën për vendimin që të largohem nga puna. Mbeta duke e pyetur veten se çka bëjnë koleget dhe femrat që nuk mund të sjellin aq lehtë vendim për t’u larguar nga puna.. #Tani tregoj”, ka shkruar Jovkovska. Duke treguar përvojën e vet, ajo ka përkrahur fushatën kundër shqetësimit seksual ‘#СегаКажувам #TaniTregoj’, transmeton Gazeta Lajm. Ky aksion është nxitur nga fushata botërore #MeToo, pasi një grup aktoresh në Holivud e akuzuan producentin Hari Vajnshtajn për keqpërdorim seksual.
StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...