Gëzuar fëmijë, gëzuar ju nxënës, qofshi fillestarë, qofshi maturantë!

Lebit Murtishi

Gëzuar… StrugaLajmStrugaLajm

Gëzuar fëmijë, gëzuar ju nxënës, qofshi fillestarë, qofshi maturantë! StrugaLajm

Gëzuar dhe gëzofshi shëndet e jetë të gjatë në të gjitha udhët dhe sfidat e jetës; gëzuar dhe gëzime, shëndet e lumturi pastë në çdo hap që bëni, në çdo frymëmarrje… Dhe pas çdo blerimi që lini pas krahësh, mijëra blerime le t’u mbijnë në rrugë, le t’u veshin ëndrrat, shpirtin, dashurinë; juve që shpërndani dashurinë e Qiellit në çdo grimcë Dheu… Gëzuar mësuese, mësues, prindër, që sot në këtë ditë, të varfër si të tjerat, shkelur e përbuzur si vet jeta juaj, ju do t’i dorëzoni stafetën e së nesërmes në dorë njëri – tjetrit…Gëzuar mësuese, gëzuar mësues, gëzuar ju martirë të gjallë e të vdekur, ju që mirrni brumin nga dorë e njëne dhe gatuani fatin e gjithë njerëzimit… Gëzuar…


Loading...
loading...