“Gënjej, gënjej se edhe prej saj mbetet diçka”

Blerona Brao

Eshtë një mendim i parafrazuar ky, origjinali i të cilit është gurthemeli i parë i ngritjes së historiografisë së rrejshme serbo-sllave- për të legjitimuar përpara botës krimet e vazhdueshme kundër Popullit Shqiptarë.

Vazhdimësia e kësaj shkolle gënjeshtrash dhe sajesash kundërshqiptare, që edhe sot e gjithë ditën ushqehet nga popat dhe nga akademikët purofashistë serbë, me përmasa më të brishta, por më të sofistikuara gjithsesi, ka shtruar këmbët në çdo pëllëmbë toke ballkanike ku merr frymë një serb i vetëm, ose një bisht serbi i mbetur,pavarësisht nën çfarë lëkure.StrugaLajm

Të flasim për zaevët, pendarovskët dhe për sojin e tyre nuk është në nderin tonë, ata bëjnë punën e vetë, por ç’të themi vallë për këtë “ushtri” shqipfolësish, që për një grusht parash të ndotura kanë mprehur gjuhët e helmëta kundër njëri-tjetrit, që për pasojë ka thellimin e ndarjeve dhe përçarjeve ndërshqiptare.
Kjo politikë që ndiqet sot nga “liderët” shqiptarë ka vetëm një qëllim, me ose të pavetëdijshëm: Të largojnë vëmendjen e popullit nga një robëri e re “moderne”, që do ta kenë të rëndë edhe disa breza ta shkarkojnë nga supet.StrugaLajm

Nuk dua të përsëris zhargonin e përditshëm: Shpërngulje, papunësi, vëllavrasje, shumimi i bandave në narkodilere, shkatërrimin e sistemit arsimor, shkatërrimin e sistemit shëndetësor etj,etj, por një gjë do ta them: SHQIPTARET I SHPETON VETEM REVOLUCIONI.


Loading...
loading...