Gënjeshtra më e madhe e partive shqiptare

Shkëlzen Halimi

Gënjeshtra më e madhe e subjekteve politike shqiptare ishte këmbëngulësia e tyre se ata janë mëshirim i popullit dhe se dëgjojnë vetëm zërin e popullit. Duke i përdorur mediumet, ata këtë politikë, përmes propagandës, do ta shesin lirë, por në mënyrë bindëse. Ky produkt i shitur që shumohej dhe përhapej gjithandej ku mund të depërtonte, në fakt kamuflonte të vërtetën se ata dëgjojnë vetëm zërin e tyre të interesi dhe asgjë më tepër….Angazhimi i tyre që shitej si angazhim për popullin, e që në fakt ishte angazhim për vetveten, bëhej për dy qëllime: për ta mbajtur në kondicion të përhershëm dhe në gjendje gatishmërie armatën e militantëve dhe për ta kontrolluar pakënaqësinë eventuale. StrugaLajmStrugaLajm

Mizoria e shoqërisë shqiptare u karakterizua me vendimin e një numri të paktë të intelektualëve që të qëndrojnë margjinave të ngjarjeve të vërteta, duke shpresuar se elitat politike do ta hapin debatin për arsimin, kulturën, perspektivën dhe për të gjitha çështjet me interes për shqiptarët. Por, kjo shpresë e tyre përfundimisht u shua kur filloi krijimi i “intelektualëve” të partive politike, të cilët i dhanë hov të fuqishëm injorancës, duke krijuar një amulli të madhe. Dhe kështu u krijua analisti i partisë, kolumnisti i partisë, poeti i partisë, piktori i partisë, arkitekti i partisë, regjisori i partisë, skulptori i partisë, këngëtari i partisë dhe shumë çka tjetër që ishte e partisë… StrugaLajm

Duhej të krijoheshin këto profile të reja “intelektualësh”, sepse populli kishte nevojë edhe për t’u argëtuar, së paku sa për t’i harruar problemet e shumta që ndërlidheshin me të drejtat e garantuara të shqiptarëve, por që në realitet nuk gjenin zbatim konkret. Dhe ishin pikërisht këta “spartanë” partiakë që tentuan ta tërheqin vëmendjen e atyre që e ndjenin presionin e pushtetit në këto vite të tranzicionit. Kjo nga pjesa shqiptare e pushtetit trajtohej si investim kapital në kulturë, në një kulturë pa gjurmë ose që zhdukej, siç do të thoshte populli, si “shurra e pulës”.  Në ndërkohë, ata intelektualë që kishin zgjedhur përkohësisht të qëndrojnë në margjina të ngjarjeve, u harruan dhe askush kurrë nuk i përmendi…


Loading...
loading...