Gëzohuni motra e vëllezër!.. (satirë)

Gëzohuni motra e vëllezër!.. (satirë)

Lebit Murtishi

Sa u ktheva nga xhenneti…Nuk do kthehesha kurrë, besomëni, po erdha t’u
sjell sihariqin: Të gjithë shqiptarët e asaj bote bëjnë pikën e pallës në
xhennet…Betohem që i pashë me sytë e mi mbrëmë tek isha për një vizitë
njënatëshe me vizë shengen…
Ku shkon, më tha rojtari në gjuhën shqipe!..
Në xhennem thashë, te populli im!..Më ishte fiksuar në kokë që shqiptarët
grindavecë aty duhet ta kenë vendin!..
Ai buzëqeshi si shqiptar dhe tha me shumë dashamirësi: Shqiptarët
i ke komplet në xhennet!..
Nuk është e mundur, thashë!..
Lexo mbishkrimet mbi të dyja dyert dhe bindu vet tha; ka kohë që gjuha
shqipe, si gjuhë e shumicës, është gjuhë e vetme zyrtare në xhennet!..
Ngrita sytë dhe lexova mbishkrimin në portën e xhennemit së pari:,, Këtu ka
dënime të ndryshme, nga të ato të përjetshmit gjer tek ato disaorëshe”, dhe
pasi të kryhet dënimi, i pandehuri ka shpresë të shijojë aromën e xhennetit…
Në Portën e xhennetit ishte ky mbishkrim, gjithashtu shqip: Këtu, nëse të
shkel këmba vetëm një herë askush më nuk ka të drejtë të të dëbojë!
Po si ndodhi që paskemi qënë popull kaq i mirë e unë nuk e paskam kuptuar!..
Unë s’jam shqiptar, tha, jam anglez, por kam mbaruar një kurs gjuhësor sa
për të mbajtur këtë vend pune!..
Si ndodhi kjo mrekulli, e pyeta, të rrinë bashkë Enveri me Zogun, ballisti
me partizanin,etj, etj…Kam menduar se në këtë botë të gjithë do ta gjejnë
vendin që meritojnë…
Ke të drejtë, tha, në fillim ishin të gjithë në xhennem, por një natë i thyen
dyert dhe kaluan ilegalisht në anën tjetër…
Si është e mundur thashë, tek dëgjoja ahengjet shqip, që kërcisnin nëpër
kopshtet e xhennetit!..
Ju shqiptarët keni një mangësi tha:- bashkoheni vetëm kur u bie bytha në zjarrr
…Dhe popujt e bashkuar nuk ka derë që s’mund të hapin!..

Gëzohuni motra e vëllezër!..


Loading...
loading...