Gjashtë persona lëndohen nga zjarri në Zvicër, arrestohet një grua nga Maqedonia

Tre të lënduar rëndë, dy të arrestuar: Banorët u hodhën nga një shtëpi që e kishte përfshirë zjarri në Cyrih, për të shpëtuar vetveten. Policia po heton zjarrvënien.

Në një dramë zjarri në rrethin 4 të Cyrihut, janë lënduar gjashtë persona natën e së dielës. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda. Njëri nga ta është nga Eritrea, ndërsa dy të tjerët nga Republika Dominikane. Ata kishin kërcyer nga dritarja para se të mbërrinte policia. Zjarri shpërtheu në katin e parë.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Pastaj u shkaktua një skplodim. Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, ndërsa dëmi i zjarrit arrin në disa qindra mijëra franga, informon policia e qytetit, njofton Shtegu.com.

Policia nuk përjashtoi mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme: Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar – një verimaqedonase dhe një holandez (që të dy të moshës 37-vjeçare). Informata të mëtejshme për të arrestuarit, nuk janë dhënë nga policia.

In : Aktuale

Loading...
loading...