Gjen çantën me dokumente dhe mijëra dollarë, ia kthen mërgimtarit

Më 17 korrik, në aeroportin “Adem Jashari” mërgimtari Gzim Gjonbalaj kishte humbur çantën e tij, në të cilën ishin dokumentet e tij dhe të motrës së tij Fiona Gjonbalaj.

Esad Gjonbalaj, babai i Gzim dhe Fiona Gjonbalajt, përmes një emaili për Koha.net ka treguar për këtë rast.

“Dje, më 17 korrik 2018 pas arritjes në Prishtinë në aeroportin ‘Adem Jashari’, dhe pas kryerjes së kontrollimit të pasaportave, Gzim Gjonbalaj së bashku me motrën Fionen patën paksa një arritje jo edhe aq të këndshme në Kosovë. Të ngazëllyer në emocionet e ribashkimit me familjaret që i pritnin për t’i takuar, ata posa arrijnë në banesë në Prishtinë e kuptojnë se është duke iu munguar çanta personale e krahut, me dy pasaportat amerikane me të gjitha paratë, disa mijëra dollarë, dhe të gjithë dokumentet personale me kredit kartat”, thotë Esad Gjonbalaj.StrugaLajmStrugaLajm

Ai shton se ata kishin zbritur në Kosovë rreth orës 23:00, dhe me të kuptuar se çanta iu kishte humbur ata kanë lajmëruar organet policore, megjithatë pas disa orësh ishte lajmëruar Ismet Kqiku i cili kishte gjetur çantën të cilën e ka dorëzuar me të gjitha gjërat në të.StrugaLajm

Veprimin e Ismet Kqikut nga fshati Dardani i Ferizajit, Gjonbalaj e ka quajtur burrëror e fisnik.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...