Gjendja e arsimit të shqiptarëve në Maqedoni – nje realitet apo dezhavu

Arburim Iseni/

Arsimi në Maqedoni në të gjitha nivelet është duke e humbur kuptimin esencial. Politika ditore, nxjerrja e kuadrove të pakualifikuar, angazhimi i njerëzve nga farefisi dhe familja e ngushtë, po e rëndojnë edhe më tepër sistemin arsimor këtu tek ne.

Një paradoks tjetër edhe më i madh është ulja e kritereve gjatë regjistrimit dhe pastaj edhe me keq edhe gjatë procesit te shkollimit. Intelegjencia shqiptare nuk reagon pasi që ka frikë sistemin aktual dhe kështu populli jonë po shkon drejt një katrahure sa i përket arsimit. Ato pak kuadro cilësor dhe meritor që i kemi po ja mësyejnë botës perendimore sepse nuk po mund të gjejnë rrugëdalje tjetër në vendlindjen e tyre.

Faktori tjetër endogjen, që vjen si rezultat i gjithë kësaj katrahure është mbyllja e syve dhe veshëve përpara një reakcioni toksik që po i helmon shqiptarët dhe indiferenca jonë për t’i përmiresuar dhe prirur proceseve reformatore në arsim në të gjitha nivelet. Perkushtimi i çdo intelektuali për t’ju prirë reformave në arsim dhe përmirësimit të cilësisë çdo ditë e më tepër po e humb kuptimin. Interesimi i shtetit për nxjerrje të kuadrove sa më cilësor ka filluar të humbet pasi që edhe vete arsimi këtu tek ne është shndërruar në një biznes të llojit të vet.

Poashtu edhe rangimi i universiteteve nga agjencione dhe qendra të ndryshme pa treguar asnjë matrix vlerësimi është duke u berë biznes në vete me qëllim që të përfitojnë sa më shumë në numër të studentëve universitetet që paguajnë për tu ranguar. Çdo gjë tani ka kapercyer kufijtë edhe me përqafimin e sistemeve të ndryshme si për shembull, Bolonja, Cambridge, sisteme arsimore këto të mira për habitatet nga ku edhe kanë dalur, por për tek ne kjo nuk është në konsistencën e duhur pasi që nga përvoja ime me ekspertë të Bolonjës dhe Kembrixhit nëpër seminare dhe vizita studimore më ka bëre që ta kuptoj se ne kemi kercim përpara në hapa nga ajo që vërtetë kërkojnë të bëhet nga keto sisteme.

Ndonjëherë nga pervoja i them vetes kuadro më të mira dhe më të shëndosha dilnin më përpara kur nuk kishte këso lloj sistemesh të infiltruara në arsimin tonë sesa tani, sepse kështu vetëm se po e rendojmë shoqerinë me arsimim joadekuat. Nuk mjafton anticipimi i vetëm dikujt apo vetëm i një numri të vogël të intelektualëve për ta ndryshuar këtë gjendje pa vetëdijesimin edhe të vetë shoqerisë për të përmirësuar këtë dukuri. Përveç kësaj, nevojiten të bëhen edhe hulumtime dhe të merren përvoja edhe të tjera për ta përmirësuar sadopak këtë gjendje duke bërë vlerësime adekuate të gjendjes në të cilën është arsimi jonë dhe kahjes së gabuar nga është duke shkuar… (vazhdon)


Loading...
loading...