GJENDJA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

-Sistemi ekonomik:
Për diskriminimin e shqiptarëve edhe në ekonomi edhe më parë i kam dhënë komentet e mia, megjithate konsideroj se edhe ky koment do t a ketë vlerën e vet.
– Ndarja proporcionale e buxhetit dhe decentralizimi vertikal nga qendra në Bashki vendore {në komuna} për cka përfaqësuesit shqiptar të opozitës paraprake gjithmon kanë zhurmuar duke kërkuar ndarje të barabartë të drejtë edhe për regjionet shqiptare, edhe se kanë pas të drejtë për kto kërkesa, duhet shtuar se vetëm këtu nuk qëndron i gjithë problemi i zhvillimit ekonomik. Ky do të ishte problem më i vogël.
Bindja e ime e patundur është se, për punësimin e shqiptarëve sikurse edhe e të tjerëve, mbi të gjitha është zhvillimi ekonomik duke hap biznese përfshirë fabrikat dhe llojlloj ekonomishë prodhuese e të tjera që punësojnë qytetarët. Mirëpo, kur kemi parasysh kapacitetin intelektual dhe profesional të garniturës së deri tashme të cilëve, vetëm punësimi i militantëve të vet iu intereson pavarësisht faktit se kemi një armatë të tërë ekspertësh të të gjitha lëmive, shmangja nga ky mentalitet i ulët dhe korruptiv vështirë se mund të arrihet edhese liderët e këtyre partive egzistuese janë të vetëdishëm për këte, por intersat fitimprurëse të tyre prevalojnë mbi ato kombëtare. Prandaj vetëm me daljen në skenë e një shtrese tjetër me grumbullimin e intelektualëve të aftë,të ndershëm dhe patriot do të ndritin shkendijat e para të shpresave të shqiptarëve për të mbet në këto troje të tyre mia vjecare. Kjo vështirë se mund të arrihet. Që shpresat janë minimale me këto parti egzistuese, e deklaroj me plotë bindje se asnjëri nga përfaqësuesit shqiptar përvec atij të Cairit Visar Ganiut dhe të Haracinës Ilikije Halimit
[nuk e dij ate të Zhelinës} të tjerët gjatë elektoratit si atij parlamentar njashtu edhe atij vendor, nuk u deklaruan se e merr përsipër dhe do të punon për thithjen e investimeve posacërisht nga diaspora shqiptare. Tani jo vetëm që janë krijuar kushte për këte dhe klima tejet e përshtatshme për këte, por në anën tjetër minsitri i diasporës është shqiptar i cili të satën herë ka deklaruar se do të jet i gatshëm të vepron me diasporën për investime. Ministri i ekonomisë gjithashtu është shqiptar, por cka mungon? Mungon kryesorja dhe thelbësorja, puna e palodhur dhe e papërtuar e të gjithë kompetentëve, të cilët deri më tash asqë kanë treguar interesim per kete sepse, këndja e pa epur për përfitime vetiake është pengesa kryesore për të gjitha këto. Si rezulltat i krejt kësaj, edhe atyre pak biznismenëve shqiptar që kanë qenë të interesuar të ivestojnë në trojet me shumicë shqiptare, iu është kërkuar lloj lloj haraci dhe korrupcioni të cilët duke mos u pajtuar me këto ndytësira, menjiherë janë këthyer prej nga kanë pas ardhë. Këta janë të njëjtët sepse shumica e bartësve të funkcioneve janë nga ish partia BDI në pushtet, dhe tash sërish janë nga kjo parti.
Në krejt këte vazhdë që theksova se mbisundon klientelizmi partiak, ja një rast të pakëndashëm që sot miqtë e mij më informuan ku kryetari Bashkisë në Strugë Ramiz Merko ia ka ndërprerë një nëpunëseje të thjesht shqiptare marrëdhënien e punes vetëm e vetëm se nuk është anëtare e partisë së tij të “famshme” BDI-së dhe për rezulltat kemi shpërnguljen e familjes pesë anëtarëshe për në Amerikë. “Bravo Merko”.

Avokat Zaim Istrefi- vazhdon – Instrumetntet e domosdoshme për mosdiskriminimin e biznisit shqiptar.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...