Gjermanët nuk e harrojnë asnjëherë zemërgjerësinë e shqiptarit, ja përse…

Shqiptari nga Kosova Halil Qela, para 20 vitesh ka ndihmuar refugjatët në Menden të Gjermanisë, aty ku i është dhënë mundësia. Tani, Halili personalisht ka pasur nevojë për ndihmë për një operacion në zemër.

Kosovari 54-vjeçar, Halil Qela mund të jetojë edhe më tej. Donacionet nga Mendeni, në një shumë prej 13 mijë eurosh, i kanë mundësuar që të paguajë operacionin e zemrës. Tani, nga të dy anët janë shprehur falënderime, shkruan „NRZ“,përcjellë Shtegu.com. Shumica e donatorëve i kujtojnë çastet kur si refugjat i viteve të 90-ta, Halili i ndihmonte refugjatët në Menden. Se edhe ai do të gjendet në rrezik për jetë, asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend, u ka shkruar Halili donatoërve në një letër falënderimi pas operacionit të suksesshëm.

Çfarë historie prekëse. Në vitet e 90-ta, Halili në Menden ka qenë një fytyrë e njohur: „Ai ndihmonte aty ku i jepej mundësia“, shpalosë kujtimet Rüdiger Midasch, ish përfaqësues i integrimit në qytetin e Mendenit. Së bashku, ata e krijuan labirinthin e ndihmave për Ballkan. „Apo, shkonim së bashku nëpër shitore duke i lutur klientët që të dhuronin ndonjë kilogram sheqer apo miell“. Më në fund, Halili organizoi transport të madh të ndihmave nëpër qendrat e strehimit të zonave të luftës.

In : Aktuale

Loading...
loading...