Gjermania hap rrugët e saj për skuterët elektrikë

K

Gjermania synon të autorizojë futjen në rrugët e saj të skuterave elektrikë, duke u përpjekur të organizojë një bashkjetesë me këmbësorët dhe çiklistët të këtyre mjeteve që janë duke u përhapur shumë shpejt dhe që paraqiten si ekologjike.

Qeveria shtoi të mërkurën mjetet me motor elektrik që nuk kanë ndenjëse dhe të monociklave në listën e mjeteve të autorizuara të qarkullojnë, që duhet të votohet më pas në Dhomën e Lartë të Parlamentit për të hyrë në fuqi këtë vit.StrugaLajmStrugaLajm

“Ne duam të hapim rrugë të reja për një lëvizshmëri më moderne, të shëndetshme dhe ekologjike në qytetet tona”, deklaroi ministri konservator i Transporteve, Andreas Scheuer, duke vendosur theksin mbi potencialin gjigant të këtij lloji skuteri.StrugaLajm

Sipas ministrit, “bëhet fjalë për një alternativë reale ndaj automjeteve, ideal për të bërë kilometrat e fundit mes stacionit të metrosë apo ndalesës së autobusit dhe shtëpisë apo vendit të punës”.

Sipas kësaj rregulloreje të miratuar sot dallohen mjetet që arrijnë 12 kilometra në orë, të autorizuara të përdoren nga 12 vjeç dhe që mund të qarkullojnë mbi trotuarë, si dhe ato me shpejtësi 20 kilometra në orë, që duhet të qarkullojnë vetëm në pistat e biçikletave dhe mund të përdoren nga 14 vjeç e sipër./atsh


Loading...
loading...