Gjermania i shkatërroi mbi 35 ton spinera

Mbi 35 tonë të “fidget spinner”-ëve priten te shkatërrohen nga dogana gjermane pasi janë cilësuar si të pasigurt. Lodrat u konfiskuan në doganën e Aeroportit të Frankfurtit, nga ku pritej të shiteshin nëpër dyqane. Lodrat kishin arritur në Gjermani nga Kina. Këto pajisje kanë pushtuar botën, mirëpo modelet e pasigurta kanë drita LED të cilat lehtësisht mund të shkëputen nga pajisja e të përpihen nga fëmijët e vegjël, ka thënë Zyra Qendrore e Doganës, shkruan ekspress.com. Sipas zyrtarëve doganorë, pajisjeve u mungonte edhe shenja CE, që kërkohet për mbrojtjen e konsumatorit. Muajin e fundit, një vajzë e vogël në Texas, Houston, është dashur t’i nënshtrohet një operacioni pasi i kishte ngecur në fyt një copë e spinnerit. Fatmirësisht, operacioni ka kaluar me sukses.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...