Gjykimi për dhunuesit e Ziadin Selës caktohet më 26 janar

Gjykata Themelore Shkup 1 për më 26 janar e caktoi fillimin e gjykimit për dhunuesit e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të cilët ngarkohen me veprën penale “tentativë për vrasje”.

Gjykimi, siç konfirmuan për MIA-n burime të Gjykatës Penale, do të fillojë në orën 10, ndërsa seanca do të drejtohet nga gjykatësja, Sllavica Andreevska.

Sela ishte një nga të lënduarit më rëndë gjatë dhunës në Kuvend më 27 prill. Për tentativë për vrasjen e Selës akuzohen dhjetë persona, Kire Gjorgievski dhe babai i tij Cane Gjeorgievski, Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksaner Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllevski –Korba.StrugaLajmStrugaLajm

Një pjesë e sulmuesve ishte identifikuar me ndihmën e qytetarëve, pasi që MPB-ja në ueb-faqen e saj publikoi inserte nga xhirimet e ngjarjeve në Kuvend në të cilat ishin të akuzuarit.StrugaLajm

Gjykimi i sulmuesve të Selës do të jetë lënda e tretë për ngjarjet në Kuvend.

Nëntë persona u dënuan me burg me kusht për shkak të pjesëmarrjes në turmë e cila ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Gjykim pati edhe kundër sulmuesit të ministres aktuale të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, i cili u dënua me katër vjet burg.

In : Aktuale

Loading...
loading...