Gjysma e grave në Maqedoni të papuna (VIDEO)

Gjysma e grave të afta për punë në Maqedoni nuk janë të angazhuara me punë, por bëjnë punë shtëpie pa pagesë. Këtë e tregoi studimi i kryer nga UNDP-ja i realizuar në disa rajone të vendit. Gratë në punët e përditshme shpenzojnë një mesatare prej 5 orëve. Kjo është tre herë më shumë se meshkujt. Ekspertët thonë se shteti duhet të investojë në shërbimet sociale, në hapjen e azileve të pleqve dhe kopshteve për fëmijë, me çfarë do të sigurohet krijimi i vendeve të reja, si dhe barazia gjinore.

Investimet, përveç në ndërtesa dhe rrugë, të orientohen edhe në këto lloje të institucioneve që do të krijojnë vende pune, pikërisht për këtë popullsi që tani nuk është e përfshirë në tregun e punës– tha profesor universitar Vanço Uzunov.

Gratë të mos shihen vetëm si një fuqi punëtore që hyjnë në industritë me pagesë më të ulët, si në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe në gjithë këtë tregim përsëri është e rëndësishme të ndryshojë vetëdija se gruaja duhet të paguhet më pak- tha profesori tjetër universitar Marjan Petreski.StrugaLajm

Koordinatori aktual e Kombeve të Bashkuara, Lujza Vinton tha se vendi ka potencial për zhvillimin e shërbimeve sociale, kryesisht në hapjen e kopshteve të reja për fëmijë.StrugaLajm

Në shtet mungojnë objekte parashkollore. Vetëm 12 për qind e fëmijëve deri në tre vjet, dhe 28 për qind deri në gjashtë vjet shkojnë në kopshte, në krahasim me BE-në ku 33 për qind e fëmijëve deri në tre vjet shkojnë në kopshte të fëmijëve, si dhe 90 për qind e fëmijëve deri në gjashtë vjet shkojnë në institucione parashkollore– tha Lujza Vinton- koordinatore e përhershme e OKB-së.

Nga Qeveria njoftuan për një orar fleksibil të punës për baballarët në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës së tyre, rritje të pushimit të lindjes për nënat, hapjen e kopshteve në zonat rurale. Vetëm 43 për qind e numrit të përgjithshëm të grave në vend janë të punësuara. Por ato janë të angazhuara kryesisht në profesione me paga të ulëta, si dhe marrin 19 për qind paga më të ulëta se kolegët e tyre meshkuj./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...