Godet profesori nga Struga, Agni Dika për Injorimin nga UT-ja

Në përvjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës
Pavarsisht se asnjëherë nuk na thërrasin në përvjetoret e themelimit të Universitetit të Tetovës, ne ishim aty kur duhej të jemi, kur mes tjerash u përballëm me presione, burgosje dhe dhunë shtetërore. Por, njëkohësisht përjetuam edhe momente krenarie, meqë e kishim përkrahjen e fuqishme të popullatës arsimdashëse, si dhe vendosmërinë e studentëve që të studjojnë në një institucion të mohuar nga shteti.
Strukturat udhëheqëse të Universitetit munden edhe të na anashkalojnë, por rëndë do të jetë që t’i zhdukin dokumentet, si dhe ta fshijnë historin nga memoria e popullatës, e cila ishte shtylla kryesore e funksionimit të Universitetit në hapat e tij të parë.
Agni Dika

In : Aktuale

Loading...
loading...