Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, shenjtore e krishterizmit katolik, jo e shqiptarizmës!

Lebit Murtishi

Sa i përket konceptit Komb, shqiptarët, në asnjë kod zakonor dhe kanunor, nuk e kanë përzier këtë Bosht Kurrizor të tyre me besimet fetare që kanë patur. Dhe as kanë patur ndonjëherë dhe nuk kanë as sot e kësaj dite – në kuturën kombëtare të tyre, ndonjë ritual
kombëtar për ngritjen e personave të caktuar në shkallën e shenjtorit. Në jetën e gjatë shekullore, kombëtare të tyre, ata njohin vetëm ,,gradët” e dëshmorëve dhe ato të heronjve. Madje as pjesa e besimit të krishterë ortodoks, nuk i pranon për të vetët shenjtorët e shpallur nga selia e shenjtë e Vatikanit.
Dhe nëse duam ta respektojmë sinqerisht personin e Nënë Terezës, humanizmin me përmasa botërore të saj, etj, etj, – së pari duhet të respektojmë bindjen e saj për vetveten, duhet të respektojmë qëndrimin dhe veprën e saj në frymën e krishterizmit (pa lënë asnjë gjurmë që ka të bëj me kombin), pa i mveshur atribute të rrejshme që ajo kurrë për vete s’i ka pranuar. Edhe kur iu desht të deklarojë përkatësinë e saj kombëtare njëherë në jetë(për hir të protokolit, me rastin e marrjes së çmimit nobël ), ajo dha këtë deklaratë: ,,Për nga gjuha jam shqiptare, por për nga gjaku i takoj krishtit”. Dhe këtu i vihet pikë ,, letërnjoftimit” të saj…StrugaLajmStrugaLajm

Atë, me të gjitha të drejtat ligjore fetare, e shpalli për shenjtore institucioni më i lartë fetar katolik në botë , Vatikani, dhe shqiptarët si komb padyshim që i nderon ky akt, por përpjekjet për ta pranuar si ,,shenjtore” të kombit shqiptar janë të rrezikshme dhe të papranueshme! Se ç’vlerë i ka dhënë papa ,,pjesës” shqiptare të Nënë Terezës, tregon pozicionimi negativ i tij kundrejt pavarësisë së Kosovës!
Konceptet fe dhe komb kanë një det dallimesh thelbësore ndërmjet tyre dhe kësaj çështjeje i kanë vënë vulën historike Rilindasit shqiptarë të shekujve të kaluar, dhe çdo përzierje ( (perfide gjithsesi), e këtyre dy koncepteve do të hapte një mal problemesh, vështirë të kapërcyeshme për shqiptarët. Pikësëpari, asnjë komb në këtë planet nuk identifikohet përmes religjionit dhe anasjelltas, asnjë fe nuk identifikohet përmes një kombi të caktuar. Pavarësisht tendencave politike, që përpiqen të përfitojnë përmes infiltrimeve të rrymave nacionaliste mes besimtarëve të padjallëzuar për skenarë të tillë, konceptet mbeten në pozicione të ndara, konceptet mbeten koncepte: Feja është fe dhe kombi është komb.StrugaLajm


Loading...
loading...