Grabitën 150 mijë euro në Strugë,policia e zbulon rastin

Policia e Strugës ka ngritur
  padi penale ndaj tre personave të moshës 35-45 vjeç nga Velesi ,Gradsko dhe Strugë për shkak të dyshimit se kanë kryer”grabitje” mëson Strugalajm.com. Më 27 gusht, në ora 14.20 në Strugë në rrugën “Kongresi Manastirit” me përdorimin e forcës fizike dhe gazit lotsjellës kanë kryer grabitje mbi 26-vjeçarin nga Prilepi, i cili ka patur 8.8 milionë denarë.Pasi kanë kryer grabitjen me makinën Wolkswagen Golf 3 janë larguar në drejtim të panjohur.(Strugalajm.com)
StrugaLajmStrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...