Grabitja e kazinos, shefi i saj dyshohet si organizatori


Për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazë për kryerjen e veprës penale “grabitje”, stacioni policor me kompetenca të përgjithshme – Dibër, në bashkëpunim me njësitin për kriminalitet të pronës dhe dhunës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ngriti padi penale kundër Z.F (49) nga fshati i Dibrës Konjare dhe N.T (45) nga Dibra.

“Të dy personave u është caktuar masë paraburgimi në afat prej 30 ditësh. Të dyshuarit, veprën penale e kanë kryer më 15 prill këtë vit rreth orës 05:00 në kazinonë “Star”, e lokalizuar në rrugën “8 shtatori”, në Dibër, kur N.T i cili ka qenë i punësuar dhe shef në kazino, me automobilin e tij e ka sjellë Z.F para objektit”, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme Ohër.

Sipas hetimit, Z.F. ka hyrë në kazino dhe me kërcënim me armë ka marrë 500.000 denarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...