Grabitje, si në filma, në Prizren


Një pikë karburanti në fshatin Piranë të Prizrenit ishte cak i plaçkitësve mbrëmë.

Pas mesnatës, rreth orës 03:15, dy persona të maskuar dhe me armë janë futur brenda kësaj pike të karburantit, ku kanë kërcënuar punëtorët e kompanisë “Shell” dhe kanë arritur të grabisin para dhe gjëra të ndryshme nga marketi.

Pamjet e kësaj vjedhjeje që më shumë u ngjan skenave të filmave i ka siguruar TV Prizreni.

Në këtë video shihet qartë se si dy personat e armatosur dhe të maskuar arrijnë në pikën e karburantit me një veturë, nga e cila dalin me shpejtësi, njëri futet brenda marketit dhe tjetri qëndron jashtë, përcjell albinfo.ch.

Të dy kërcënojnë punëtorët e pranishëm me armë, madje duke i shtrirë ata edhe për tokë.

E gjithë ngjarja zhvillohet brenda pak sekondave, kur edhe të dy plaçkitësit largohen më pas me shpejtësi me veturën e tyre.

In : Aktuale

Loading...
loading...