Reklamo ketu!

Gratë në Aleancë do e zgjedhin kryetaren

Të Dielën më 09.12.2018 në ora 14 në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahët Konferenca e parë e Asamblesë së Femrës pranë Aleancës për Shqiptarët, ku do të mblidhen asambleistet e ASH nga gjitha qytetet e Maqedonisë për të zgjedhur Kryetaren e saj, organet udhëheqëse të Asamblesë së Femrës, nënkryetaret, sekretaren gjenerale si dhe të votojnë rregulloren e asamblesë së femrës së ASH.

Edhe pse është Konferenca e parë nën emrin e ASH, Asambleja e Femrës është themeluar menjeherë pas themelimit të parë të subjektit që quhej Lëvizja për Reforma në PDSH, ku në konferencën parë u zgjodh edhe kryetarja aktuale profesoresha universitare Arta Toçi.

Gjithashtu një nga katër nënkryetaret e partisë dhe të Kryetari të ASH Ziadin Sela është Bujare Abazi nga Shkupi, si dhe antarja e Kryesisë qëndrore të ASH Ilire Dauti, dhe shume kryetare të Degëve së Asamblesë së ASH që janë profile intelektuale dhë gëzojnë autoritet dhe përkrahje në zonat e tyre prej nga gravitojnë.

Numri i Kuvendareve në Konferencën e Femrës që do të mbahet të Dielën në Tetovë pritet të jetë edhe 350 ndërsa pritet të ketë edhe 400 mysafire tjera nga ASH.

Asambleja e Femrës së ASH, ka patur një konsolidim gjithpërfshirës jo vetëm për rolin e femrës në shoqëri dhe politikë, por në përgjithësi duke qenë pjesë aktive e afirmimit të politikave programore të platformës së ASH.

Asambleja e Femrës së ASH si organ i rëndësishëm i ASH në vazhdimësi ka qenë pjesë kontributit për rritjen dhe konsolidimin e ASH, tani më subjekti i dytë më i madh në Maqedoni, dhe partia më e madhe opozitare.

Në kuadër të këshillave të kuvendeve komunale ASH në rradhët e saja përfaqësohet nga shumë këshilltare femra, gjithashtu ASH ka respektuar gjithmonë parimin ligjor për përfaqësimin gjinor.

Në zgjedhjet e ardhshme roli i Asamblesë së Femrës së ASH dhe femrave në përgjithësi do të jetë faktor determinues dhe kyç për suksesin dhe fitoren e ASH.

ASH vlerëson se ndryshimi i skenës politike do të fillojë nga vetë ndryshimi i organizimit partiak politik, duke sjellur risi në organizimin partiak, duke i dhēnë subjektit një forcë progresive siç eshtë roli i femrës jo kozmetik, por real dhe kyç në hartimin e politikave dhe implementimin e strategjive politike programore, në interes të kombit dhe të organizimit politik.

Në këtë event do të ketë paraqitje edhe Kryetari i ASH Ziadin Sela, i cili përveç se do flasë për rolin e femrës në ASH dhe në politikë do jape edhe mesazhe politike për aktualitet e fundit politike që kanë të bëjnë me debatin për ndryshimet Kushtetuese.