Gripi/Ademi: Nëse nevojitet, i mundur është prolongimi i mësimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot informoi se ata janë duke e monitoruar situatën me gripin në vend dhe sipas rrethanave do të merren masat e duhura, përfshirë prolongimin e mundshëm të procesit edukativo-arsimor.

“Ne e monitorojmë situatën çdo ditë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera. Do ta monitorojmë situatën dhe sipas rrethanave do të marrim masa konkrete”, tha Ademi në pres konferencën e sotme në selinë e BDI-së.

Ai theksoi se për momentin nuk ka asgjë konkrete dhe se situata do të vazhdojë të monitorohet.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën dhe nëse është e nevojshme, mund të kemi prolongim të procesit edukativo-arsimor, në varësi të konkluzioneve që do të vijnë nga autoritetet kompetente përkatëse”, deklaroi Ademi.

In : Aktuale

Loading...
loading...