Gruaja e sulmon burrin arrestohet nga policia!

Policia ka njoftuar se është arrestuar një grua pasi ka sulmuar fizikisht burrin e saj.

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fushë-Kosovë, policia ka arrestuar një grua pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht burrin e saj. Viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.StrugaLajm

Edhe në vitin 2014 Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar për një rast tjetër kur gruaja e sulmoi bashkëshortin.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...