Gruaja në Kamenicë lind fëmijën në tregun e qytetit (FOTO)


Një lindje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kamenicë. Një nënë e komunitete romë e ka lindur fëmijën e saj në tregun e qytetit.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një status në Facebook e ka treguar këtë rast, duke thënë se i kanë ndalë në ndihmë nënës dhe fëmijës.StrugaLajm

“Sot rreth orës 17, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe fëmiu janë në rrugë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmiun dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla. Nëna dhe fëmiu janë shëndosh. Falënderoj qytetarin Fekim Dalipi që tregoi qytetari të dalluar duke lajmëruar rastin, dhe mjekun Latif Sylaj e infermieren Alba Latifi per pergjegjshmerine profesionale”, ka shkruar ai.StrugaLajm

Kastrati ka thënë se janë duke punuar që ta rifunksionalizojnë repartin e gjinekologjisë në këtë qytet.

“Jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet. Të gjithë qytetaret pa dallim përkatësinë meritojne vemendjen tonë. Ne jemi duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet të rifunksionalizojmë repartin e gjinekologjisë”.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...