Gruaja nga Maqedonia e preu një fëmijë 15 herë me thikë në Zvicër

Gjykata rajonale e Cyrihut e ka shqiptuar vendimin për shtetasen e Maqedonisë me vendbanim në Dietikon, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Në nëntor të vitit 2016, ajo kishte therë një djalosh të panjohur 14-vjeçar zviceran, në shenjë hakmarrjeje.

Shtetasja nga Maqedonia Arda B. (35) nga Dietikoni, së bashku me të vëllain e saj Blerim F. (32), në nëntor të vitit 2016 kishte tentuar ta vriste një të mitur në Cyrih, të cilën ajo bile as që e njihte, shkruan “Blick”, përcjell Shtegu.com. Që nga dita e martë, që të janë përgjigjur para Gjykatës rajonale të Cyrihut.
Gjithçka filloi kur amvisja dhe nënë e dy djemve ishte zemëruar në njerkun e saj Bojan B. Nga urrejtja e madhe, sipas aktakuzës, Arda B. ka dashur “ta tronditë apo edhe ta vrasë atë”. Ajo mori ndihmë nga vëllai i saj më i vogël, i cili erdhi ekskluzivisht nga Maqedonia. Së bashku, ata vendosën maska të zeza, valixhe të shpinës, doreza – dhe dy thika.

Një të shtunë të nëntorit 2016, ata shkuan në banesën e njerkut të tyre në rrugën “Brahmsstrasse” të Cyrihut, përcjell Shtegu.com. Por, atë ditë viktima e planifikuar nuk ka qenë në banesë. Kur Arda B. dhe vëllai i saj kuptuan se fqinja në të njëjtin kat e kishte lënë vetëm banesën dhe se djali i saj ishte i vetëm në te, ata ndryshuan qëllimin e tyre. Plani: Ata do t`i bënin diçka djalit dhe sulmin me thikë pastaj do t`ia mvishnin njerkut.

Pra, vëllau dhe motra hynë të maskuar dhe të armatosur me thikë, në banesën tjetër. Joel A. (atëbotë 14-vjeçar) po qëndronte i shtrirë në shtratin e tij në dhomën e fjetjes, duke luajtur me një telefon celular dhe tabletë, përcjell Shtegu.com. Përderisa Blerim F. ishte shtangur, Arda B. ia rrëmbeu pajisjet djaloshit dhe me thikë të kuzhinës e sulmoi viktimën e saj. Me këtë rast u shkaktua luftë për jetë a vdekje, me ç`rast djaloshi pësoi 15 të prera dhe lëndime në trup. Më në fund, ai arriti ta rrëzoj sulmuesen përtokë. Autorët menjëherë u arratisën.StrugaLajm

Thika e shtetases maqedonase ia kishte goditur Joel A. të dy mushkëritë dhe jeta e tij po kërcënohej, përcjell Shtegu.com. Adoleshenti arriti të zvarritet deri tek shkallët e korridorit të ndërtesës, duke e humbur atje vetëdijen. Banorët e gjetën me gjakderdhje të madhe, por ai mbijetoi mrekullisht.
Më pas, Arda B. në banesë i shkroi dy letra anonime për Policinë Kantonale të Cyrihut, në të cilat ajo pretendonte se njerku i saj e kishte kryer krimin. Si rezultat, Bojan B. u mor në pyetje nga policia dhe u kontrollua alibi i tij. Vetëm gjysmë viti më vonë, hetuesit u ranë në gjurmë pastaj Arda B. dhe vëllait të saj. Që atëherë, ata janë në paraburgim.

Gjatë marrjes në pyetje, e akuzuari kishte dhënë deklarata kontradiktore duke u përpjekur që veprën t`ia mvesh vëllait të saj. Ndër të tjera, prokurori kërkoi një dënim me burg prej 20 vitesh për gruan dhe gjashtë vite për vëllain.StrugaLajm

Gjykata e shqiptoi vendimin të enjten pasdite: Shtetasja nga Maqedonia dënohet si autore kryesore. Ajo është fajtore për vrasje në tentativë, akuza të shumta të rreme, vjedhje, mashtrim dhe heqje lirie, prandaj është dënuar 18 vite burg, përcjell Shtegu.com. Për më tepër, pas vuajtjes së dënimit, ajo do të dëbohet për 15 vite nga Zvicra. Përpos kësaj, ajo duhet të paguaj edhe një gjobë të kushtëzuar.

Vëllai i saj është dënuar me 4.5 vite burg dhe me një gjobë të kushtëzuar. Atij do t`i ndalohet hyrja në Zvicër për dhjetë vite. 32-vjeçari është fajtor për pjesëmarrje në përpjekje për vrasje, si dhe vjedhje dhe shkelje të rendit. Viktima 17-vjeçare do të marr një shumë dëmshpërblimi prej më tepër se 23,000 frangash zvicerane dhe një kompensim prej 60,000 frangash. Edhe prindërit e tij gjithashtu do të kompensohen. “Djaloshi ka përjetuar jo vetëm plagë fizike, por edhe mendore”, tha gjykatësja Susanne Vogel. “Është një makth që ai dhe nëna e tij duhet të kalojnë”.

Në gjykimin e së martës, e pandehura derdhi shumë lot. Por, gjkatë enjtes, sytë e saj qëndruan të thatë. Edhe atëherë, kur gjykatësja e arsyetoi aktgjykimin. “Sulmi i ashpër me thikë dëshmon për dhunën, fuqinë dhe vendosmërinë, përcjell Shtegu.com. Vepra ishte brutale”. Këtë e kanë dëshmuar plagët e rënda dhe frakturat e ndryshme. “Gruaja ishte gati të shuante jetën e një djaloshi të pafajshëm. Ajo ka vepruar në mënyrë jonjerëzore, të pandjeshme dhe mizore”, tha gjykatësja. “Fakti që ajo nuk ka marrë dënimin maksimal për aktin e saj, është sepse ajo kishte një çrregullim depresiv në kohën e krimit dhe viktima nuk vdiq”.

Në seancën gjyqësore, autorja e veprës penale nga Dietikoni, në mënyrë të përsëritur ka përmendur keqardhjen e saj. Gjykata ka menduar gjithashtu për këtë. “Është e paqartë se për kë asaj i vie keq. Ajo në mënyrë të përsëritur po paraqitet si viktimë”, tha gjykatësja.

In : Aktuale

Loading...
loading...