Gruevski bëhet i gjallë në fejsbuk. Ja çfarë thotë?

“Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja”, shkruan Gruevski në proifilin e tij zyrtar në Facebook.

“Kam nënvizuar se Qeveria dëshiron të më privoj nga liria duke shfrytëzuar hapa dhe metoda jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin gjyqësor në Maqedoni”, tha Gruevski, duke shtuar se nuk ka ikur nga drejtësia por se ka shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës.

“Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës vazhdoj ta kërkoj drejtësinë për mua dhe për gjithë viktimat e tjera të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Gruevski.

In : Aktuale

Loading...
loading...