Gruevski, thotë se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve!

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka thënë në Zonën e Debatit në Klan Kosova, se partia e tij nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, porse ata kanë qenë më patriotikë se të tjerët kur bëhet fjalë për mbrojten e identitetit maqedonas si komuniteti më i madh në Maqedoni.

“Unë do të thosha, sa i përket nivelit të sinqeritetit të asaj që thashë unë, por pjesërisht pasqyrë negative për ne është krijuar edhe për këta”, tha ai në Zonën e Debatit.

“Megjithatë unë do t’ju them edhe një gjë, VMRO-DPMNE-ja është një parti e cila për dallim nga LSDM-ja, ka pasur ndjenja pak më tepër të shprehura patriotike në kontekst të mbrojtjes së identitetit, por ajo nuk është kundër shqiptarëve”.StrugaLajm

“Ajo pjesë e VMRO-DMPNE-së ka qenë e shfrytëzuar që të pasqyrohet mes shqiptarëve si një parti shoviniste dhe nacionaliste, dhe jo si një parti që ka qenë më shumë patriotike e orientuar në mbrojtje të identitetit të maqedonasve si komuniteti më i madh në Maqedoni”.

“Ajo ishte keqpërdorur të na njollosin se jemi kundër të tjerëve. Ne nuk jemi kundër të askujt”, tha Gruevski, duke argumentuar, që sipas tij, ata vetëm po luftojnë me mjete politike për arritjen e qëllimit politik për diçka që kanë luftuar paraardhësit e tyre për 150 vjet.StrugaLajm

“Nuk kemi asgjë kundër askujt, as kundër serbëve, as shqiptarëve, as grekëve, as askujt”.

“Kemi një pëllëmbë të vogël të shtetit që dëshirojmë ta ruajmë, dhe të jetë unitar, që të jetojmë të gjithë të lumtur këtu”, përfundoi ai.

In : Aktuale

Loading...
loading...